1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

RREZIKU I VONIMIT TË PENDIMIT

Më të lexuarat



Lukmani i tha të birit: “O biri im, mos e vono pendimin, sepse vdekja të vjen papritur!”

Disa njerëz të mençur kanë thënë: “Mos u bëj prej atyre që e kërkojnë ahiretin pa punë dhe vonojnë pendimin duke ushqyer shpresë!”

Disa prej selefëve kanë thënë: “Gdhihuni të penduar dhe ngrysuni të penduar!” Fjala është që besimtari nuk duhet të gdhihet e të ngryset përveçse pendueshëm, sepse nuk e di se kur i vjen vdekja, në mëngjes apo në mbrëmje. Ai që gdhin e ngryset i pa penduar është në rrezik, ngaqë mund ta takojë Allahun i pa penduar, dhe kështu të ringjallet me palën e keqbërësve. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që nuk pendohen janë vërtet keqbërës.” (El-Huxhurat, 11)

Vonimi i pendimit në rini është i keq, ndërsa në pleqëri është shumë herë më i keq. Por, kur njeriun e godet sëmundja, në këtë rast vonimi i pendimit është akoma më i keq, sepse sëmundja është paralajmëruese e vdekjes. Ai që viziton një të sëmurë është mirë t’i kujtojë pendimin dhe kërkimin e faljes, sepse nuk ka gjë më të mirë se përmbyllja e punëve me pendim dhe kërkim faljeje. Kështu, nëse ka pasur punë të këqija kjo është shlyerje mëkatesh, e nëse punët i ka pasur të mira, kjo është si një vulë mbi to. Në një hadith që është shënuar te Sahīh-u314, ku përmendet lutja më e mirë për kërkimin e faljes (sejjidul-istigfar), tregohet se ai që e thotë këtë lutje kur gdhihet e kur ngryset dhe, pastaj vdes atë ditë apo atë natë, do të jetë prej banorëve të Xhenetit. Gjatë sëmundjes duhet përmendur sa më shumë Allahu, sidomos duke thënë shehadetin, sepse ai që ka si fjalë të fundit fjalët lā ilāhe il-lAllāh do të hyjë në Xhenet.

Ibn Rexhebi
“Letaif el-Mearif”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit