0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rreth termit “Islami politik”

Më të lexuarat

Gjatë debatit që para dy netëve që ishte në tv klan kosova, më bëri përshtypje pyetja e moderatorit rreth termit “islam politik” ndërsa nuk më erdhi mirë që dy mbrojtësit e Islamit në atë emision ndanë mendime të kundërta lidhur me këtë. Me shpresë që të mos përsëritet kjo, unë po sjell në shqip disa sqarime rreth këtij termi nga Dr. Sad ibën Matar el-Utejbi, i cili bën studime, hulumtime dhe shkrime të rregullta rreth lëmit “es-Sijase esh-Sher’ijeh – politika sheriatike”.

Me “islam politik” thonë se kanë për qëllim “lëvizjet e islamit politik” përballë lëvizjeve politike laike. Porse, ky është një përdorim më i rrezikshëm se aq, ngase me propagandimin mediatik të këtij termi synohet mohimi i politikës në Islam dhe pranimi i ndarjes së fesë nga jeta, pjesë e të cilës është ndarja e fesë nga shteti.
Termi “islam politik” tekstualisht dhe praktikisht është përshkrim për Islamin në përgjithësi dhe jo vetëm për islamistët – siç shprehen. Ky përshkrim buron nga logjika laike kundërshtuese me Islamin, si fe dhe si sistem, me propagandimin e atij termi synohet përkrahja e ligjërimit ekstremist laik për të flakur sheriatin islamik dhe për të ftohur popujt muslimanë nga ai dhe nga thirrësit në të.
Shprehja korrekte do të ishte Sistemi politik islamik, sepse nënkupton gjithëpërfshirjen dhe përsosmërinë e Islamit, si dhe gjykimin që ia dha Islami çdo sfereje, përfshi edhe sferën politike.
Kurse “islami politik” është term laik, që mohon gjithëpërfshirjen dhe përsosmërinë e Islamit dhe jep të kuptohet që Islami është i cunguar në aspektin politik dhe se ai nuk ka lidhje me politikën por islamistët e kanë futur aty! Duke ndjekur kësisoj orientalistin e mllefosur sionist Maregliot (transliterim nga arabishtja) i cili supozon se Islami është fe dhe nuk ka lidhje me politikën, politika është e huaj për të.
Prandaj, termi i saktë është Sistemi Politik Islamik ose Politika Islame apo diçka e ngjashme, por jo të thuhet: islami politik, sepse është term orientalist, laik dhe jofetar që buron nga logjika laike që refuzon referencën fetare në politikë.
Prej të parëve që tërhoqi vërejtjen nga termi “islami politik” është profesori i nderuar Dr. Xhafer Shejh Idris, me fjalët: “islami politik” si term është prodhim perëndimor, që e importuan konsumatorët e të këqijave nga logjika perëndimore në vendet e muslimanëve që nga aty, të mohojnë fenë dhe ta pengojnë atë”.

Po ashtu Dr. Salih b. Humejd, kryetar i Mexhlisit Shura, kryetar i Mexhlisit më të Lartë të Gjykatës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, si dhe imam në xhaminë e Qabesë, lidhur me këtë pati tërhequr vërejtjen: “islam politik” është emërtim i gabuar dhe term që nuk ekziston në Fe assesi. Islami është dogmë, adhurim, politikë, ekonomi, shoqëri, kulturë e kështu me radhë.
Si derivat i këtij termi laik doli një shprehje mediatike që përsëritet nga propaganduesit e laicizmit, kam për qëllim shprehjen: “forcat (qarqet) e islamit politik”. Edhe kjo është shprehje qëllimkeqe, e shpikur nga armiqtë e Islamit, të cilët shpresojnë ta përkufizojnë Islamin brenda xhamisë, ta largojnë nga parlamenti, nga institucionet ku shkruhen ligjet dhe ku nxirren ligjet.
Pra, termi “islami politik” është term me prejardhje perëndimore, që e llomotisin laikët arabë i cili është në kundërshtim me konceptet e pranuara islame, madje në kundërshtim me atë që dihet domosdoshmërisht nga Islami. “Islami politik” është përshkrim i kotë, që buron nga logjika laike, kundërshtuese e dogmës islame dhe e sheriatit, me të synohet të pranohet largimi i sheriatit islamik dhe ftohja e popujve muslimanë nga ai.

Dr. Sad ibën Matar el- Utejbi
Solli në shqip: Omer Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit