6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Reina: E studiova Balotellin

Më të lexuarat

Pepe Reina mbrëmë u bë portieri i parë që ka ndaluar penaltinë e Mario Balotellit dhe pranon se ai e kishte studiuar sulmuesin.
“Si gjithmonë, ne i kemi studiuar lojtarët e Milanit. Ne e dinim se Mario ishte shumë i fuqishëm në penalti, por unë arrita ta ndaloj atë”, ka thënë portieri për Sky Sport Italia.

Napoli shënoi fitore 2-1 në San Siro, ku nuk kanë fituar që nga ditët e Diego Armando Maradonas në prill të vitit 1986.

“Ky ishte një motivim shtesë për ne, pasi ne e dinim se fitorja e fundit e Napolit këtu ishte shumë kohë më parë dhe të fitojmë në një stadium si ky kundër një Milani të fuqishëm, vërtet shton vetëbesimin tonë”, ka vijuar spanjolli. /Telegrafi/Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit