1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rreth marrjes së mallit me kredi

Më të lexuarat

Pyetja: Ju lutem, me jepni një përgjigje rreth marrjes së mallit me kredi!

Përgjigja: Pyetja të cilën parashtuat ju, vëlla i nderuar, është shumë e përgjithshme, prandaj edhe neve nuk na mbetet vetëm se të japim përgjigje të përgjithshme për këtë.

Themi se në esencë marrja e mallit me kredi, që ta bëjmë pagesën me këste, nuk ka kurfarë ndalese dhe konsiderohet e lejuar në Islam. Kurse kredinë që e ndalon Islami është ai lloj në të cilin ka kamatë. Ekziston konsensus (ixhma) te dijetarët se kamata është e ndaluar me të gjitha format e saj, pa marrë parasysh si mund të quhet ajo. Për këtë consensus janë shprehur Imam Neveiu, Ibën Mundhiri dhe të tjerët. Prandaj, themi se çdo lloj i kredisë që ka kamatë, apo nuk përmendet kamata, por nga ai akt nënkuptohet se ka kamatë, konsiderohet e ndaluar. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

17.01.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit