9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

A më lejohet t’ia paguaj kredinë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Banoj në Suedi, por babai im ka marrë kredit (pare me kamatë). A lejohet t’ia paguaj unë kreditin se ai nuk është më në punë, ndërkohë që unë dhe babai falemi. A më lejohet t’ia paguaj kredinë, pasi ai ma kërkon këtë gjë.

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i nderuar, së pari ju obligoheni ta këshilloni prindin tuaj për këtë vepër dhe t’i sqaroni atij se kjo është haram (e ndaluar) dhe muslimani duhet të largohet nga kjo punë. Nëse ai e kupton këtë, pendohet dhe nuk kthehet më në këtë, atëherë ti e ke të lejuar ta ndihmosh në pagimin e borxhit dhe së bashku me të edhe kamatën.

Nëse nuk tërhiqet nga kjo, atëherë ti e ke të ndaluar t`i dërgosh para ta paguaj kamatën, kurse pagimin e borxhit jo, pasi ky lloj i borxhit është i ndaluar, por nuk është e tërë sasia haram. Unë mendoj se nëse ju zgjidhni metodën e qëlluar të këshillimit, ai do ta vërej se kjo është e ndaluar dhe do të pranojë e do të pendohet. Siç e përmendni ju në pyetje ai falet dhe kjo aludon se nëse i sqarohet siç duhet kjo çështje, mendoj se ai do të largohet nga kjo. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

13.02.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit