1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rreth 95% e qytetarëve evropianë thithin ajër të ndotur

Më të lexuarat

Rreth 95% e qytetarëve evropianë thithin një ajër shumë të ndotur, kryesisht me grimca të imëta, theksoi Agjencia Evropiane për Mjedisin (AEE) që bazohet në kriteret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një raport të publikuar javën e kaluar.

Pas standarteve të cilësisë së ajrit në bashkimin Evropian, rreth një e treta e banorëve të qyteteve janë të shqetësuar.

“Pavarësisht ligjeve dhe një sërë suksesesh përsa i përket ndotjes së ajrit, popujt në Evropë thithin ajër që përmban substanca të rrezikshme”, thekson AEE.

“Ndotja atmosferike redukton shpresat tona për jetë në pothuajse dy vjet në qytetet dhe rajonet më të ndotura”, nënvizoi drejtoresha e AEE-së, Jacqueline McGlade.

Rreziku sanitar më i rëndë është i lidhur me përqendrimin e molekulave të imëta PM10, më të vogla se 10 mikrometra emetuar kryesisht nga qarkullimi urban, por gjithashtu dhe nga ngrohja me dru, industria dhe bujqësia.

Ato mund të jenë origjina e patologjive kardiake dhe respiratore apo kancerit në mushkëri./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit