10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Era e automjeteve elektrike, Toyota prezantoi “eQ”

Më të lexuarat

Kompania japoneze e automobilave ka prezantuar modelin e makinës së re elektrike “eQ”.

Zëvendës – presidenti i korporatës Toyota Motor, Takeshi Uçijamada ka pozuar në foto në një prezantim në Tokio derisa po vendoste mbushësin për të mbushur bateritë e makinës së re mini “eQ”. Toyota ka lansuar këtë linjë të re të prodhimeve, ndërsa deri në vitin 2015 ka paralajmëruar disa modele të reja të makinave elektrike.

Bateritë e përbëra prej litiumi dhe joni janë të prodhuara nga “Panasonic”. Toyota përkushtohet për të rritur kapacitetin prodhues të këtyre automobilave pas shqetësimeve për rritjen e ndotjes së ambientit dhe pas rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve të derivateve të naftës.  (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit