6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rreth 8.500 refugjatë në kushte të vështira presin për të hyrë në Maqedoni

Më të lexuarat

Në vendkalimin kufitar greko-maqedonas në fshatin kufitar Idomeni rreth 8.500 refugjatë sirianë dhe irakianë kaluan natën në kushte të vështira themelore të jetesës, duke pritur që të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendeve të Evropës, ndërkohë që kufiri i Maqedonisë gjatë tërë natës ishte tërësisht i mbyllur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas organizatave humanitare të cilët veprojnë në anën greke, qendra për pritjen e refugjatëve në Idomeni është e mbushur si asnjëherë më parë me një numër prej rreth 8.500 refugjatësh.

Ata thonë se për shkak të numrit të madh të refugjatëve që ndodhen dhe vazhdojnë të mbërrijnë në territorin e Greqisë, nga pika kufitare Idomeni deri në Selanik ka filluar ndërtimi i disa kampeve të reja për pritjen e refugjatëve, gjë e cila do të lehtësojë situatën me refugjatët, por nuk do të zgjidhë atë.

Gjatë natës së mbrëmshme refugjatët përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar vëreheshin duke fjetur në kushte të mjerueshme në tenda të vogla, ndërsa kishte edhe prej atyre që kalonin natën në qese gjumi.

Nga ana tjetër, vëreheshin edhe rradhë të gjata ku refugjatët pritnin për ushqim apo për të marrë trajtim mjekësor nga organizatat humanitare, të cilat theksojnë se numri i refugjatëve në Idomeni vazhdon të rritet dhe ditëve në vijim situata do të përkeqësohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit