3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rreth 70 mijë azilkërkues kosovarë refuzojnë ta lënë Gjermaninë

Më të lexuarat

Këtë e ka bërë të ditur sot Parlamenti gjerman përmes një njoftimi, pas një kërkese për sqarim nga partitë e krahut të majtë në parlament, raporton gazeta gjermane “Die Welt”.

Sipas statistikave të tyre, numri i saktë i kosovarëve që iu është refuzuar kërkesa për azil është 68,549, raporton Insajderi.

Prej totalit të azil kërkuesve, vetëm një numër i vogël kanë mundësi të depërtohen, raportuan sot mediet gjermane. Rreth gjysma e tyre tanimë kanë të drejtë qëndrimi si rezident në Gjermani, të përhershëm apo të përkohshëm.

Nga pjesa tjetër e azilkërkuesve kosovarë, disa kanë vendim për tu larguar përfundimisht por momentalisht vendimet janë pezulluar, përderisa disa të tjerë nuk kanë asnjë mundësi qëndrimi të mëtutjeshëm në Gjermani.

Disa nuk janë në gjendje të depërtohen për shkak të sëmundjeve, shtatëzanive ose për shkak se kanë foshnje.

Sipas ligjit gjerman, është gjithashtu e mundur për njerëzit që nuk kanë fëmijë pas tetë vjetësh që të fitojnë leje qëndrimi, në qoftë se ata nuk kanë kryer ndonjë vepër penale, kanë të paktën aftësitë e gjuhës gjermane – A2.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit