Mesatarisht 6 veta vdesin në ditë, nga helmimi me alkool. Këto të dhëna dalin nga hulumtimi i bërë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, shkruan CNN.
Sipas këtij hulumtimi, 2 mijë e 221 persona vdesin çdo vit në SHBA, pasi që konsumojnë alkool. Këto të dhëna janë marrë nga certifikatat e vdekjes ndërmjet viteve 2010-2012.
Helmimi me alkool është kur një person konsumon një sasi të madhe toksike të alkoolit, kryesisht kur personat ‘pijnë për qejf’.
Zakonisht meshkujt konsumojnë më shumë pije alkoolike.
Ky hulumtim tregon se më shumë se 38 përqind e amerikanëve, të cilët thonë se konsumojnë alkool, thonë se pinë 8 apo më shumë pije brenda dy orëve dhe këtë gjë ata e bëjnë mesatarisht katër herë në muaj.
Konsumimi i alkoolit dëmton shumë organevitale të trupit siç mëlçia. Përderisa alkooli është toksinë, mëlçia është organi që filtron gjakun tuaj. Atë që mëlçia nuk mund ta filtrojë, e gjithë ajo lëndë kthehet sërish në gjakun tuaj.
Përqendrimi i alkoolit në gjakun tuaj shkakton një ndikim të rënd në aspektin mendor por dhe atë fizik. Frymarrja ngadalësohet dhe reflekset dhe rrahjet e zemrës po ashtu. Nëse të gjitha këto veprime nuk funskionojnë siç duhet, atëherë iu ndalet fryma.
Helmimi nga alkooli gjithashtu mund t’iu shkaktoj mbytje- duke mos mundur të merrni frymë- apo të ju çrregullojë të rrahurat e zemrës. E nga këto simptoma, njeriu mund të kalojë në koma. Simptoma të tjera që një njeri mund të ketë nga helmimi me alkool janë: “marrja e gojës”, humbja e koordinimit dhe vjellje.
Andaj, largohuni nga alkooli. (Lajmi.net)