11.1 C
Pristina
E martë, 11 Maj, 2021

Kryebashkiaku i Londrës fle në trotuar

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson, këtë fundjavë ka kaluar një natë në një nga rrugët e kryeqytetit britanik, duke iu bashkuar kështu fushatës së organizuar nga gazetat “The Independet” dhe “Evening Standard” për të rritur ndërgjegjësimin ndaj veteranëve të pastrehë.
Bashkë më kryebashkiakun e Londrës, në një nga trotuaret e “Gresham Street”, ka “fjetur” edhe pronari i dy gazetave të lartpërmendura, Evgeny Alexandrovich Lebedev, shkruan “The Independent”, raporton lajmi.net.
Përpara se të shtrihej për të “fjetur”, Johnson ka bërë një shëtitje me një batanije në dorë dhe një letër kartoni, ndërsa gazetarëve u ka thënë se i është bashkuar kësaj fushate për të mbledhur fonde për veteranët e pastrehë, të cilët siç ka thënë ai, nuk e meritojnë të flenë rrugëve të Londrës.
“Njerëzit që i kanë shërbyer vendit tonë në situatat më të vështira dhe të paimagjinueshme, e meritojnë të gjithë ndihmën që ne mund t’ua japin ato. Ne kemi bërë një ndryshim të dukshëm në uljen e numrit të veteranëve të pastrehë në dy dekadat e fundit, por kjo është tragjike për të mësuar se sa shumë ka ende që flenë nëpër rrugë”, ka thënë Johnson.
“Është gjë e mrekullueshme për të parë punën që po bëhet edhe nga institucione, e që ka për qëllim të ndihmohen veteranët që flenë rrugëve në këtë të ftohtë, por megjithëkëtë ne nuk mund t’ua japim atyre falënderimin e mjaftueshëm”, ka thënë kryebashkiaku Johnson, i cili përpara se të bënte gjumin në “Gresham Street”, ka vizituar disa nga qendrat bamirëse që kanë ndihmuar në lehtësimin e jetesës së të pastrehëve në Londër. /lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit