8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rreth 20 mijë qytetarë nga vendet evropiane presin ardhjen e Erdoğan-it në sallën Zetra

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Erdoğan sot mbërriti për një vizitë pune në BeH ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij në sallën ”Juan Antonio Samaranch-Zetra” ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD)

 

SARAJEVË (AA) – Rreth 20 mijë qytetarë nga Evropa u mblodhën para dhe në sallën “Juan Antonio Samaranch – Zetra” në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, ku janë duke pritur ardhjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan sot mbërriti për një vizitë pune në BeH ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij në sallën ”Juan Antonio Samaranch-Zetra” ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD).

Presidenti turk u takua me kryesuesin e presidencës së BeH-së, Bakir Izetbetgoviç dhe gjatë ditës do të nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (IUS).

Së bashku me Erdoğan-in, në delegacionin e tij të numërt, ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, e cila do të hapë Klinikën për Hematologji në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit