-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rreth 2.300 gazetarë janë vrarë në 25 vitet e fundit gjatë kryerjes së detyrës

Më të lexuarat

Në 25 vitet e fundit 2.297 gazetarë dhe punonjës medialë janë vrarë, derisa janë munduar ta informojnë botën për luftërat, revolucionet, krimin dhe korrupsionin, ndërsa vrasësit vazhdojnë të jetojnë pa u dënuar, citohet në raportin e Federatës ndërkombëtare të gazetarëve.

Në vitin 1990 prej kur udhëhiqet statistika, janë vrarë 40 gazetarë, por pas vitit 2010 numri i tyre është mbi njëqind, thuhet në raport.

“Më të rrezikshme janë dhjetë vitet e fundit”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Federatës, Antoni Belanxher dhe shton se numri më i madh i vrasjeve janë në vitin 2006, 155.

Belanxher deklaroi se raporti prej 79 faqeve është përgatitur që të potencohet gjendja e mosndëshkimit, e cila u ndihmon vrasësve të tërhiqen dhe i shndëron në qëllim shumë të lehtë.

“FNG disponon me të dhëna, të cilat tregojnë se vetëm për një në dhjetë vrasje ngritet hetim. Duhet të ndalet mosndëshkimi, i cili i mbron vrasësit”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Federatës.

Raporti do të publikohet javën e ardhshme. Nesër do të shqyrtohet në Parlamentin britanik, ndërsa të enjten FNG do ta prezantojë në seancën e UNESKO-s në Paris.

“Me këtë raport duam të paralajmërojmë se është koha përfundimtare të bëhet diçka”, shtoi Belanxher.

Sipas raportit në 25 vitet e fundit shtetet më të rrezikshme për gazetarët janë Iraku (309 të vrarë), Filipinet (146) dhe Meksiko (120).

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit