Dje në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, organizata ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut ka publikuar një raport tronditës të titulluar “Gratë siriane, e vërteta dhe dhimbja”.
Në këtë raport theksohet se rreth 13 mijë gra kanë humbur jetën që nga fillimi i konfliktit të përgjakshëm në Siri. Shumica prej grave kanë vdekur nga sulmet e kryera nga vetë regjimi sirian. 483 gra u qëlluan nga snajperët, ndërsa 31 prej tyre vdiqën nga torturat në qendrat e paraburgimit të qeverisë.
Raporti gjithashtu tregon se rreth 87 për qind e të vrarëve nga regjimi sirian janë civilë, dhe 11 për qind e tyre janë gra.
Që nga lirimi i konfliktit më shumë se 7,500 gra janë përdhunuar dhe 850 nga këto raste kanë ndodhur në burgjet e kontrolluara nga regjimi sirian. Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut theksoi gjithashtu se më shumë se 4,000 gra po mbahen në burgjet siriane.
Raporti deklaron se aktet e dhunës ndaj grave të kryera nga regjimi sirian janë krime kundër njerëzimit dhe i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të filluar një hetim./ind/kohaislame