10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Punësimi në Kosovë, gjithnjë e më i vështirë

Më të lexuarat

Punësimi i atyre që po kërkojnë punë po bie vit pas viti.

Kushtet jo të favorshme për të bërë biznes, ndikimi i krizës së eurozonës dhe mungesa e punëkërkuesve të profilizuar ka bërë që numri i të punësuarve të bie ndjeshëm.
Siç raporton KTV, derisa në vitin 2012 nga më shumë se 9.000 kërkesa për punësimin kanë arritur të gjenin punë 7.200 persona, më 2013 situata ka ndryshuar për të keq.
Hafiz Zeka, drejtor i Divizionit të Punësimit në MPMS, ka bërë të ditur se një nga arsyet pse ka më pak të punësuar është edhe mungesa e projekteve. Sa i përket këtij viti, ky divizion s’e ka ende një informatë për gatishmërinë e kompanive për punësim. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të papunëve është 260 mijë dhe nga ky numër vetëm 93 mijë janë punëkërkues aktivë.
Në vendet fqinje shteti ofron një varg benificionesh, duke nisur nga toka falas, infrastruktura përcjellëse, por edhe heqje të tatimeve dhe i vetmi kusht i investitorit do të jetë punësimi. Këto benifite s’ekzistojnë në vendin tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit