1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

RRËNJET ARABE NË MJEKESINË EVROPIANE

Më të lexuarat

 Wel knew he the olde Esculapius
And Deyscorides and eek Rufus

Olde Ypocras, Haly and Galeyn
Serapion, Razi and Avycen,
Averrois, Damascien and Constantyn,
Bernard and Gatesden and Gilbertyn
 

Ne prologun e Historive te Kantenburit, Xhefri Shoser identifikon autoritetet e perdorura nga “Doktoret e Fizikes” ne gjashte rreshta te cilat po i permendim me poshte. Lista perfshin kater fizikante arabë: Jesu Hali (Ibn ‘Isa (Hali Abbas, Ali ibn el-Abbas el-Maxhusi]), Razi (el-Razi, apo Razes), Avycen (Ibn Sina) dhe  Averrois (Ibn Rushd, apo Averroes). Keta te katert nuk u futen ne listen e Shoserit vetem per te shtuar pak arome ekzotike ne poezite e tij te fundit te shekullit te 14. Shoseri i citoi ata sepse ata konsideroheshin si autoritete nga me te medhenjte ne fushen e mjekesise  per boten e hershme dhe Evropen mesjetare; fizikante, librat e te cileve u perdoren ne shkollat europiane te mjekesise, qe do te ishin edhe per shume shekuj te tjere. Ne fillim duke e mbledhur, perkthyer, shpjeguar dhe duke e kodifikuar dijen klasike greko-romake qe Evropa e kishte humbur, fizikantet arabe te shekujve 8-11 hodhen themelet e institucioneve dhe shkences ne mjekesine moderne.

Mbas renies se perandorise romake ne shekullin e peste, Evropa pati humbur lidhje me shume nga trashegimia e saj intelektuale. Nga shkenca greke, gjithashka qe pati mbetur ishte enciklopedia e Plinit dhe te dhenat e Betiusit ne llogjike dhe matematike; biblioteka latine ishte aq e kufizuar saqe teologet evropiane e paten thuajse te pamundur qe te zgjeronin njohurite e tyre duke u mbeshtetur vetem ne keto dokumente qe kishin.

Qendra e Evropes se re u be kisha, e cila ushtroi influencen e saj thellesisht ne mjekesi. Per shkak se krisitianizmi theksonte kujdesin per te semuret, manastiret bene spitale shume te mira – por ato nuk funksiononin njesoj si spitalet e sotme. Ato ishin thjesht vende ku qendronin njerezit e semure, ku ata ose mund te sheroheshin apo vdisnin sipas deshires se Zotit. Atje nuk kishte fizikante te ditur qe mund te kujdeseshin, vetem disa murgj te sjellshem te cilet kujdeseshin nga ana shpirterore, por jo nga ana mjekesore.

Per shkak se kisha kristiane e shihte kujdesin per shpirtin si shume me te rendesishem se kujdesi per trupin, trajtimi mjekesor madje dhe pastertia fizike vleresoheshin pak, dhe madje edhe prishja ose kalbezimi i trupit konsiderohej si shenje shenjterie. Me kohen, afersisht te gjithe evropianet filluan t`i shihnin semundjet si nje kondite e shkaktuar nga forca supernatyrale. Keshtu qe edhe kurat mund te ishin vetem ato te cilat mebeshteteshin ne fe. Cdo semundje kishte nje shenjteror te cilit i drejtoheshin lutje nga pacientet, familja, shoket dhe komuniteti. Infeksionet e kanaleve te siperme te frymemarrjes mund te sheroheshin nga bekimi i grykes me qirinj te kryqezuar ne festen e Shen Blaise. Shen Roku u be shpetimtari i viktimave te koleres. Shen Nikais ishte mbrojtja kunder lise. Mbreterit, te cilet konsideroheshin si te shenjte, besohej se mund te sheronin semundjet e lekures dhe semundje te tjera me “prekjen mbreterore”.

Me studimin e semundjeve dhe te pacienteve te lene pas dore, mjekesia aktualisht filloi te zhdukej. Ata fizikante te cilet mbijetuan ishin shumica te lidhur me manastiret. Por edhe per ta qellimi ishte qe te mund te gjenin shkaqet, apo edhe sherimin dhe jo te konsideronin shkrimet e tjera te fizikanteve dhe te jepnin komente. Ne mes te shekullit te shtate, kisha katolike ndaloi kirurgjine nga murgjerit, sepse ajo konsiderohej si nje rrezik ndaj shpirterave te tyre. Meqenese te gjithe kirurget e asaj kohe ishin klerike, ky urdher i dha fund praktikes se kirurgjise ne Evrope.

Perafersisht ne te njeten kohe, nje tjeter qyteterim po rritej ne lindje. Ardhja e Islamit, ne shekullin e shtate, coi ne qindra vjet zgjerimi gjeografik dhe nje zhvillim te jashtezakonshem ne te gjitha deget e shkences. Arabet shume shpejt bashkuan kulturat e ndryshme te botes Islame, dhe arabishtja – gjuha e Kur’anit – u be gjuhe universale. Me ardhjen e shekullit te 10 nje gjuhe e vetme lidhte popujt nga Ran i Kuçit [India] deri ne jug te Frances, arabishtja u be per Lindjen ajo qe latinishtja dhe greqishtja ishin per Perendimin – gjuha e literatures, artit dhe shkences, dhe gjuha e perbashket per te shkolluarit.

Mjekesia ishte e para nga shkencat greke qe u studiua me thellesi nga shkollaret islamik. Mbasi Akademia e Platos u mbyll me 529, disa nga shkollaret e saj gjeten shpetim ne universitetin e Xhundishapurit, kryeqendra e vjeter Sasanide e Persise, e cila gjithashtu pati qene strehe per shume shkollare nestoro-kristiane – midis tyre shume fizikante – me 431. Persia u be pjese e botes Islame me 636, dhe sundimtaret arabe favorizonin shkollen mjekesore te Xhundishahpurit; per 200 vjet te tjera ajo ishte qendra me e madhe e mesimit te mjekesise ne boten islame. Atje, fizikantet muslimane fillimisht u familiarizuan me punet e Hipokratit, Galenit dhe shume fizikante te tjere greke. Ne te njejten kohe, ata ishin po ashtu te ekspozuar ndaj dijes mjekesore te Bizantit, Persise, Indise dhe Kines.

Duke e ditur rendesine e perkthimit te puneve greke ne arabisht, halifi Abasid Harun el-Rashid (786-809) dhe i biri i tij, el-Ma’mun (813-833) krijoi nje zyre perkthimesh ne Bagdat, Bejt el-Hikmah, apo Shtepia e Dijes, dhe dergoi ambasadore per te mbledhur pune shkencore greke ne perandorine bizantine. Kjo gje nxiti fazen e pare te mjekesise islamike, efektet e te ciles ne ende i ndjejme edhe sot: kjo ishte priudha e perkthimit dhe permbledhjes.

Perkthyesi me i rendesishem i kohes ishte Hunejn ibn Ishak el-‘Ibadi (809-73), i cili u be i famshem pasi pati paguar nga pasuria e tij per shume nga doreshkrimet me nje peshe te barabarte floriri. Ai dhe ekipi i tij i perkthyesve kaluan neper duar dhe perkthyen ne arabisht te gjitha tekstet greke mjekesore, perfshi ketu punet e Galenit, Oribasiusit, Paulit te Aeginit, Hippokratit dheMatria Medica te Dioscoridesit, deri ne fund te shekullit te nente. Keto perkthime hodhen themelet e nje mjekesie unike arabe.

Praktika mjekesore muslimane ne pergjithesi pranoi konceptin e humoreve te Galenit, i cili hidhte idene se trupi njerezor ishte i perbere nga po ato kater elemente qe perbenin boten – toka, uji, zjarri dhe uji. Keta elemente mund te perziheshin ne proporcione te ndryshme, dhe pikerisht keto ndryshime ne perberje shkaktonin nje sere temperamentesh dhe ‘humor’ tek njerezit. Kur humoret e nje trupi balancoheshin, nje person ishte i shendetshem. Semundjet nuk ishin per shkak te forcave supernatyrale, por per shkak te mosbalancimit te humoreve, dhe kjo mund te sherohej nga arti i mjekesise.

Fizikantet muslimane sidoqofte filluan ta shihnin mjekesine si shkenca qe merrej me perberjet e trupit njerezor, dhe qellimi i saj ishte ruajtja e shendetit dhe, neqoftese ky shendet demtohej atehere te beheshin perpjekjet per ta rikthyer ne gjendjen e meparshme. Ata e konsideronin veten si njerez qe praktikonin artin e dyfishte te sherimit dhe mirembajtjes se shendetit.

Para se te mbyllej periudha e perkthimit, perparime u bene edhe ne fusha te tjera qe kishin lidhje me shendetin. Harun-el-Rashidi krijoi spitalin e pare, ne sensin modern te fjales, ne Bagdat rreth vitit 805. Brenda nje dekade apo dy, 34 spitale me teper u ndertuan ne gjithe boten islame dhe numri i tyre vazhdonte te rritej cdo vit.

Keta spitale, ose bimaristane, ishin shume pak te ngjashem me ata ne Evrope. Te semuret e konsideronin bimaristanin si nje vend ku mund te trajtoheshin dhe madje sheroheshin nga fizikantet, dhe po ashtu fizikantet vete e shihninbimaristanin si nje institut qe kishte per qellim shendetin, sherimin e semundjeve dhe zhvillimin dhe perhapjen e dijes mjekesore. Shkollat mjekesore dhe bibliotekat kishin lidhje me spitalet e medhaja, dhe fizikante me eksperience mesonin studentet, te cilet me vone do te aplikonin ne trupat e njerezve ato qe kishin mesuar ne sallat e leksionit. Spitalet kishin edhe provime per studentet e tyre, dhe jepnin edhe diploma. Ne shekullin e 11, kishte madje edhe klinika udhetuese, te cilat mbeshteteshin nga spitalet e medhenj dhe u conin kujdesin mjekesor atyre qe ishin shume larg apo shume te semure per te ardhur vete ne spital. Pra me pak fjale bimaristani ishte qendra e mjekesise arabe dhe prototipi mbi te cilin u ndertuan me vone spitalet moderne.

Njesoj si spitalet po ashtu edhe farmacia ishte nje zhvillim i ardhur nga muslimanet. Islami meson se “Zoti ka sjelle nje ilac per te gjitha semundjet” dhe se muslimanet duhet te kerkojne per ato ilace dhe t`i perdorin ato. Nje nga shkrimet farmaceutike u shkrua nga Xhabir ibn Hajjan (ca. 776), i cili konsiderohet babai i alkimise arabe. Njohuria arabe per faramaceutiken ishte shume e gjere; ajo jepte pershkrime per origjinen gjeografike, vetite fizike dhe metoden e aplikimit te gjithshkaje qe ishte e perdorshme ne kurimin e nje semundjeje.

Farmacistet arabe, apo sejdalani, futen nje numer te madh ilacesh ne praktiken klinike, perfshi ketu senen, kamforin, drurin e sandalit, myshk, myrrh, cassia,tamarind, arre hindi, hudhrat, karafilin, aconite, ambergris dhe merkurin. Sejdalanet gjithashtu zhvilluan shurupe dhe juleps – fjale te ardhura nga arabishtja dhe persishtja, respektivisht – dhe perzierje te mira sic ishin lengu i trendafilit apo uji i portokallit si nje metode per administrimin e ilaceve. Ata po ashtu ishin familiare me efektet e kerpit indian dhe shtares, kur merreshin si lengje apo me ane te tymit.

Me ardhjen e halifatit te el-Mamunit, farmacia ishte nje profesion i praktikuar nga specialiste shume te afte. Farmacistet duhej te kalonin provime dhe te merrnin licensa, dhe pastaj kontrolloheshin nga shteti. Ne fillim te shekullit te nente, dyqanet e para farmaceutike u hapen ne Bagdat. Pergatitjet farmaceutike prodhoheshin dhe shperndaheshin ne treg, pastaj jepeshin ne popull nga fizikantet dhe farmacistet ne forma te ndryshme – si pilula, lengje, melheme, embelsire, etj. 

Lulezimi i mendimit origjinal ne mjekesine arabe filloi ne shekullin e nente. Puna e pare e madhe u shfaq kur Abu Bekr Muhamed ibn Zakarija EL-Razi (ca. 841-926) e kthehu vemendjen e tij tek mjekesia. El-Razi , i njohur ne perendim si Rhazes, u lind in Persi ne qytetin Raj afer Teheranit. Pas rinise se tij si muzikant, matematicien, kimist, El-Razi shkoi ne Bagdat te vazhdonte studimet ne mjekesi ne moshen 40 vjecare. Pasi kompletoi studimet, ai u kthye ne Raj dhe mori persiper aty drejtimin e spitalit. Fama e tij u rrit shume shpejt dhe ne pak vjet ai u zgjodh te vihej dretori i nje spitali te ri qe po ndertohej ne Bagdat. Ai u mundua t`i jepte pergjigje pyetjes se ku do te vendoseshin paisjet duke varur copa mishi ne zona te ndryshme te qytetit dhe duke kontrolluar ritmin me te cilen do te prisheshin ato. Pastaj ai urdheroi ndertimin e spitalit ne ate zone ku mishi ishte kalbur me pak.

El-Razi eshte konsideruar si nje nga klinistet me te medhenj te mjekesise islame dhe si nje nga mendimtaret me origjinale. Nje shkrimtar pjellor, i cili shkroi reth 237 libra, gjysma e te cilave kane te bejne me mjekesine. Trajtimet e tij per semundjet e femijeve kane udhehequr disa historiane ta konsiderojne ate si babai i pediatrise. Ai ishte i pari te zbulonte temperaturen e larte dhe shkaqet e saj. Puna e tij per guret ne veshka akoma konsiderohet klasike.Ne shtesen te kesaj, ai prezantoi pomaden me zhive per te trajtuar zgjebjen. El-Razi predikoi besimin tek vezhgimi se sa marrjen ne dorezim te autoritetit; ai ishte nje proponent i forte i eksperimentimit te mjekesise dhe perdorimin me efekt te kurave mjekesore te provuara me perpara me sukses. Ai ishte nje nga udheheqesit ne luften kunder joprofesionalisteve dhe sharlataneve – dhe autor i nje libri qe demaskonte metodat e tyre – ai beri thirrje per standarte te larta profesionale per ata qe praktikonin mjekesine. Po ashtu el-Razi kembengulte ne nevojen e vazhdimit te studimeve nga ana e mjekeve. El-Razi ishte i pari qe theksoi vleren e besimit te perbashket dhe konsultimit midis fizikanteve te asaj kohe ne trajtimin e pacienteve, gje qe ishte shume e rralle per kohen.

Pasi mbaroi kohen e tij si drejtor spitali ne Bagdat, ai u kthye ne Raj ku dhe filloi te jepte mesim-artin e sherimit ne spitalet lokale, si dhe vazhdoi te shkruante. Puna e tij e pare e madhe ishte nje liber i perbere prej 10 pjesesh dhe i quajtur El-Kitab el-Mansuri, i thirrur keshtu mbas ligjvenesit ne Raj, Mansur ibn Ishak. Ne te, ai diskutoi ceshtje te ndryshme si per shembull teorite dhe definicionet e pergjithshme te mjekesise; dieta dhe ilacet si dhe efekti i tyre ne trupin e njeriut; kujdesi i nenes dhe femijes, semundjet e lekures, higjena gojore, klimatollogjia dhe efektet e ambientit ne shendet; epidemiologji dhe toksikologji.

El-Razi gjithashtu pergatiti edhe El-Xhudari ue el-Hasbah, shkrimi i pare i shkruar ndonjehere per semundjen e fruthit dhe te lise. Ne nje pershkrim profesional te vezhgimeve klinike, el-Razi u be i pari qe te dallonte keto dy semundje nga njera-tjetra. Ne te njejten kohe, ai dha menyra te vlefshme se si mund te kuroheshin te dyja keto semundje.

Puna e tij me e vleresuar ishte enciklopedia mjekesore e permbledhur ne 25 libra, El-Kitab el-Havi. El-Razi kaloi gati gjithe jeten e tij duke mbledhur te dhena per kete liber, i cili do te kishte per qellim permbledhjen e te gjithe njohurise mjekesore te kohes se tij, e mbeshtetur nga eksperienca dhe vezhgimet e tij shkencore. Ne El-Havi, El-Razi thekson nevojen per fizikantet qe te tregojne shume kujdes ne ato cfare historite e pacienteve tregojne, dhe jo thjesht te konsultojne autoritetet e te kaluares. Ne nje seri te rasteve te diagnostikimit te quajtur “Shembuj nga Pacientet,” El-Razi demonstron nje shembull interesant. Nje pacient, i cili jetonte ne nje zone te perfshire nga malaria, vuante nga ethe dhe grip e cila u diagnostikua si malarie dhe dukej si e pakurueshme. El-Razi u pyet qe ta kuronte ate. Pasi dalloi nje substance ne urinen e tij, ai kuptoi se ketu ishte fjala per nje infeksion te melcise, dhe e sheroi pacientin duke e trajtuar me diuretike.

Aftesite klinikale te El-Razit mbeshteteshin te kuptimi i tij per natyren njerezore, vecanerisht kjo e demonstruar ne sjelljet e pacienteve. Ne nje seri te shkurter pershkrimesh mbi marredheniet doktor-pacient, ai pershkroi rregulla qe ende mesohen edhe sot, nje milenium me vone: doktoret dhe pacientet duhet qe te krijojne nje besim tek njeri tjetri, ai shkruan po ashtu se komentet pozitive nga ana e doktoreve kurajojne pacientet, i bejne ata te ndihen me mire dhe shpejton sherimin; po ashtu ai thekson se ndryshimet nga nje doktor tek tjetri humbasin shendetin e pacientit, pasurine dhe kohen. 

Jo shume kohe mbas vdekjes se el-Razit, Abu ‘Ali el-Husejn ibn Abd Allah ibn Sina (980-1037) u lind ne Bukhara, ne ate cka sot quhet Uzbekistan. Perkthyesit e mevonshem e latinizuan emrin e tij ne Avicena. Eshte e veshtire te pershkruash Ibn Sinen pa perdorur superlativat. Ai ishte per arabet cfare Aristoteli ishte per greqine, Leonardo da Vinci per Rilindjen dhe Getja per Gjermanine. Ai ishte nje njeri i madh jo vetem ne mjekesi, por edhe ne fusha te tjera si filozofi, shkence, muzike, poezi, etj. Bashkekohesit e tij e therrisnin “princi i fizikanteve”.

Jeta e Ibn Sines ishte ne fakt nje legjende. Ai ishte djali i nje taksambledhesi, kishte nje zgjuarsi te madhe saqe mesoi Kur’anin permendesh ne moshen 10 vjec. Me vone studioi ligj, matematike, fizike, dhe filozofi. I perballur me nje problem te veshtire ne metafiziken e Aristotelit, Ibn Sina e lexoi librin 40 here derisa gjeti zgjidhjen. Ne moshen 16 vjec ai iu fut mjekesise, e cila sic thote ai nuk ishte “e veshtire”. Ne moshen 18 vjec, fama e tij si nje fizikant ishte aq e madhe saqe ai u thirr per mjekimin e princit Samanid Nuh ibn Mansur. Suksesi i tij me ate pacient beri qe ai te fitonte te drejten e hyrjes ne biblioteken mbreterore te Samanidit, nje nga qendrat me te medha te dijes ne Bukhara.

Ne moshen 20 vjec, Ibn Sina u caktua si mjek i oborrit, dhe dy here sherbeu si vezir, per Shems el-Deulah, princin Bujid te Hamdanit, ne Persine perendimore. Vitet qe i mbeten ishin te mbushur me aventura dhe pune te veshtire, sidoqofte ai e gjente kohen per te shkruar 20 libra ne teologji, metafizike, astronomi, filologji dhe poezi dhe rreth 20 te tjere per mjekesine – perfshi ketu Kitab el-Shifa’, apo Librin e Sherimit, qe ishte nje enciklopedi mjekesore dhe filozofike.

Puna e tij me e rendesishme, sidoqofte eshte El-Kanun fi el-Tibb, Kanuni i Mjekesise. Mbi nje milion fjale i gjate, ai bente kodifikimin e te gjithe dijes ekzistuese ne mjekesi. Duke permbledhur traditat Hipokratike dhe Galenike, duke pershkruar praktikat siriane-arabe dhe indo-persiane dhe duke perfshire po ashtu dhe shenime nga observimet e tij, Ibn Sina u perpoq qe te perfshinte cdo informacion mbi anatomine, fiziologjine, diagnozen dhe trajtimin e seciles.

Kanuni theksonte rendesine e dietes dhe influencen e klimes dhe ambientit tek shendeti i njeriut. Ai perfshinte diskutime per kancerin e gjoksit, tumoret, punen dhe helmet dhe trajtimin e tyre. Ibn Sina beri dallimin midis meningjitit dhe meningjismusit te semundjeve te tjera, po ashtu pershkroi nefritin kronik, paralizen faciale, ulceren e stomakut dhe llojet e ndryshme te hepatitit si dhe shkaqet e tyre. Po ashtu ai shpjegoi  kontraktimin dhe leshimin e bebes se syrit si dhe vleren diagnostikuese, shpjegoi gjashte muskujt kryesore te syrit dhe diskutoi funksionet e cipes se syrit, po ashtu hodhi idene per natyren ngjitese te disa semundjeve, e cila ndodhte si rezultat i “gjurmeve” te lena ne ajer nga nje person i semure.

Kanuni po ashtu perfshinte dhe pershkrimin e rreth 760 bimeve mjekesore dhe ilaceve te cilat mund te dilnin prej tyre. Ne te njejten kohe Ibn Sina hodhi themelet e provave klinike me ilacet, principe te cilat ende ndiqen edhe sot.

Shume shpejt, ky Kanun u be baza e references per boten islame. Nizami-i Arudi i Smarkandit shkruan per brezat e fizikanteve ne fillim te shekullit te 12, “ Per ate qe kane njohuri nga volumi i pare (i Kanunit), asgje nuk eshte e paqarte per teorine e pergjithshme dhe principet e mjekesise.” Kanuni po ashtu u perdor si reference, nje liber mesimi deri ne shekullin e 19, me gjate se cdo veper tjeter mjekesore.

Gjate shekullit te 10, kur tekstet arabe u perkthyen ne fillim ne Katalonje, Evropa filloi te shfrytezonte pasurine intelektuale te arabeve, dhe ne kete menyre ata germonin edhe ne prejardhjen e tyre klasike. Punet mjekesore te Galenit dhe Hipokratit u rikthyen ne Perendim nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, dhe pasi u perkthyen ne latinisht u transformuan ne ate qe u njoh si klasiket mjekesore arabe. Nepermjet fermentimit intelektual te botes islame, Evropa filloi te rinjihte dicka nga e kaluara e saj.

Dy perkthyesit kryesore te materialt klasik nga arabishtja ne latinisht ishin Konstandinus ( i nohur edhe si Leo) Africanus (1020 – 1087), i cili punoi ne Salerni dhe ne Monte Kazino, po ashtu edhe Gerardi i Kremones (1140-1187), i cili punoi ne Toledo. Ishte pak a shume nje aksident qe te dy perkthyesit jetonin ne zonen e kufirit arabo-kristian ku te dy kulturat ndikonin tek njera tjetra. Dhe po ashtu nuk ishte konicidence qe Salernoja, fakulteti mjekesor me i madh per Evropen, ishte afer Sicilise arabe, po ashtu qe edhe fakulteti i dyte, ai i Montpeillerit, u themelua me 1221 ne Jug te Frances prane kufirit andaluzian.

Kanuni i Ibn Sines u fut per here te pare ne Evrope ne fund te shekullit te 12, dhe efekti i tij ishte dramatik. I kopjuar dhe i rikopjuar, shume shpejt ai u be referenca standarte mjekesore ne Evrope. Ne 30 vitet e fundit te shekullit te 15, shume pak para shpikjes evropiane te shtypshkrimit, u shpernda ne 16 botime, ne shekullin qe vazhdoi me teper se 20 botime te tjera u printuan. Nga shekulli i 12 deri ne shekullin e 17, materia medica e tij ishte baza e farmacise ne Evrope, dhe deri nga viti 1537 Kanuni ishte ende nje liber i detyruar ne Universitetin e Vjenes.

Perkthimet e puneve te El-Razit sic ishin El-Kitab el-Havi e te tjera vazhduan me po te njejten ritem. Te shtypura ne nje kohe kur shtypshkrimi ishte ende ne fillimet e tij, te gjitha punet e El-Razit u pranuan boterisht. Libri i nente i El-Kitab el-Mansuri (per semundjet nga koka deri ne kembet) ishte pjese e studimeve ne Universitetin e Tubingenit deri ne fund te shekullit te 15.

Bashkekohesit evropiane i konsideruan ibn Sinen dhe el-Razin si autoritetet me te medha ne ceshtjet mjekesore, dhe portretet e te dyve ende zbukurojne hollin e madh te Shkolles se Mjekesise ne Universitetin e Parisit. Ne “Ferri”, Dantja e vendos Ibn Sinen krah per krah me dy fizikantet Hipokratin dhe Galenin. Roxher Bekon u mbeshtet tek puna e Ibn Sines per te vazhduar kerkimet e tij per syrin.

Por nuk ishte vetem El-Razi dhe Ibn Sina qe  influencuan Evropen. Perkthimet e me teper se 400 autoreve arabe te cilet shkruanin per tema te ndryshme si oftalmologjia, kirurgjia, farmaceutika, kujdesi per femijen dhe shendeti publik, influencuan thellesisht rilindjen e shkences evropiane. 

Megjithe besimin e tyre ne teori te kaluara sic ishin humoret dhe miasmat, mjekesia e Ibn Sines, El-Razit dhe bashkekohesve te tyre eshte baza e shume ideve te cilat sot jane te padiskutueshme. Ishin keta fizikante arabe te cilet dhane diagnoza shume te sakta per koleren, difterine, leprozen, diabetin, kancerin, epilepsine etj. Teoria e Ibn Sines e infektimit si pasoje e “gjurmeve” coi ne krijimin e karantines si nje nga menyrat per perhapjen e semundjeve infektuese. Doktoret arabe hodhen po ashtu themelet e trajtimit klinikor dhe provat me ilacet, po ashtu zbuluan sekretin e pamjes. Ata u bene mjeshtra per operacionet e hernias dhe kataraktit, mbushjen e dhembeve me gjethe te arta dhe po ashtu zbulimin e syzeve per semundjet e syrit. Po ashtu ata iu lane brezave rregulla per shendetin, higjenen, dieten, etj, te cilat jane ende ne perdorim dhe sot.

Keshtu Bota Islame jo vetem qe u be nje rruge e sukseshme transmetimi e dijes mjekesore te grekeve, por ne te njejten kohe e permiresoi kete njohuri duke e korigjuar dhe e zgjeruar me teper para se ta kalonte ne Evrope e cila kishte kohe qe i kishte braktisur vezhgimet dhe eksperimentet si dhe konceptin e nje shendeti tokesor. Fizikantet e gjuheve dhe besimeve te ndryshme paten bashkepunuar ne ndertimin e nje strukture e cila ka lene gjurme te jashtezakonshme ne praktiken mjekesore te kohes se sotme. /alcislam


Nga  David V. Çanc

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit