Komisioni i përhershëm i vaksinimit i Gjermanisë (Stiko) ka rekomanduar që personat nën moshën nën 60 vjeç nuk duhet të marrin vaksinën Oxford/AstraZeneca.
Sipas rekomandimeve të draftit të parë, vaksina e zhvilluar nga britanikët mund t’u jepet ende pacientëve më të vegjël sipas gjykimit të një mjeku, raporton theguardian.
“Në bazë të provave aktualisht të disponueshme, por ende të kufizuara dhe duke marrë parasysh situatën aktuale të pandemisë, Stiko rekomandon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit mbi 60 vjeç”, shkruan në njoftim.
Megjithatë, përdorimi i tyre nën këtë kufi moshe mbetet i mundur sipas gjykimit mjekësor dhe me pranimin e rrezikut individual pas shpjegimit të kujdesshëm.
Në lidhje me dozën e dytë të vaksinës për të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës të AstraZenecas, Stiko do të jep një një mendim deri në fund të muajit prill. /Telegrafi/