2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rregullat themelore të Ekonomisë Islame mbi pronësinë

Më të lexuarat

Islami e postulon teorinë e tij ekonomike dhe filozofike me orientim kozmologjik. Është një fakt kozmik që universi dhe të gjitha qeniet e gjalla dhe jo-të gjalla brenda tij i binden ligjeve të pandryshueshme të Krijuesit të vet. Kështu Islami i kërkon qenies njerëzore të jetë në mirëkuptim me natyrën dhe universin, duke ia dorëzuar vullnetarisht dëshirën e vet vullnetit dhe ligjit të Zotit, në sferën e jetës ku ai shijon lirinë. Kështu Islami përkufizohet si një lëvozhgë arre. Që të dy termat kalif (mëkëmbës), i nxjerrë nga Kurani i Shenjtë me qëllim që të përkufizojë dhe përshkruajë statusin dhe pozicionin e qenies njerëzore në këtë botë dhe fjala Kalifat (mëkëmbësi) e përdorur për të paraqitur sistemin social dhe ekonomik simbolizojnë nevojën e bindjes së pakushtëzuar vetëm ndaj Allahut, dhe në pajtim me ligjet dhe rregullat e Tij. Termi i kalifit (mëkëmbësit) nënkupton bindjen e qenies njerëzore ndaj Allahut si një person, një shoqëri dhe një shtet në termat e statusit si një mëkëmbës i Allahut dhe kjo i përgjigjet përkufizimit të vërtetë të Islamit dhe asaj që e pason atë. Është e njëjta terminologji e mëkëmbësisë, që Kurani i Shenjtë e ka përdorur me qëllim që të përkufizojë marrëdhënien ndërmjet qenies njerëzore dhe Allahut në sferën e pronës dhe marrjes së saj. Nga këndvështrimi islam qeniet njerëzore nuk kanë pronësi në pronat e vet, qofshin ato individuale, ose shtetërore, ose shoqërore. Kjo perspektivë i përgjigjet natyrës së jetës njerëzore në këtë planet. Qeniet njerëzore nuk sjellin asgjë me vete kur ato lindin dhe nuk marrin asgjë me vete kur ato vdesin. Qenia njerëzore nuk ka pronësi qoftë edhe të jetës, trupit apo shpirtit të vet. Si ka mundësi që një qenie e tillë, që nuk ka pronësi të vetë qenies së vet dhe jetës mund të pronësojë diçka, që as nuk i përket atij. Kështu nga këndvështrimi islam, asnjë individ, apo shoqëri, apo shtet nuk e ka të drejtën e pronësisë absolute mbi pronën. Islami e ripërkufizon marrëdhëniet ndërmjet qenies njerëzore dhe pronës nga një nivel i ndryshëm. Le të meditojmë pak mbi dy vargjet e Kuranit Madhështor të cituara më poshtë:

“Besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues (mëkëmbës) në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.” Hadidë 7. Ky ajet nënkupton dhe përfshin gjërat në vijim: Pronari i vërtetë dhe absolut i pronës dhe i pasurisë është Allahu, që është Krijuesi dhe Pronari i Universit dhe i qenieve njerëzore. Qeniet njerëzore nuk kanë ndonjë status dhe/ose pozicion tjetër nga ai i mëkëmbësisë në sferën e ekonomisë gjithashtu. Qenia njerëzore përfaqëson Allahun gjithashtu edhe në veprimtarinë e tij ekonomike. Kështu qenia njerëzore është përgjegjës t’i bindet dhe të pajtohet me ligjet, rregullat dhe bazat e Allahut në sferën e veprimtarisë së tij ekonomike po ashtu. Dhunimi i ndërgjegjshëm i këtyre gjërave do të ishte në kundërshtim me konceptin e Teuhidit (Monoteizmit), si na përkufizohet dhe na përshkruhet në Kuranin Madhështor dhe që nënkupton dorëzimin e vullnetshëm nga qenia njerëzore ndaj vullnetit të Zotit. Le të shohim ajetin e dytë nga Kurani Madhështor:
“Mendjelehtëve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që Allahu e bëri për ju mëkëmbje,…” Nisa 5. Ky ajet nënkupton dhe përfshin gjërat në vijim: Për aq sa mund të jemi të interesuar për pronën shoqëria njerëzore ka përgjegjësi kolektive. Përsëritja tri herë e formës së shumësit të personit të dytë në këtë ajet (bëhet fjalë për ajetin në arabisht) ka të bëjë me shoqërinë dhe me atë që drejton punët e saj. Prona është baza e mbijetesës së jetës njerëzore në këtë planet. Në këtë parim të respektuar entiteti (individ, grup individësh apo shoqëria), i cili bëhet administratori i një prone çfarëdo ka marrë të drejtën private mbi të dhe për pasojë fuqinë për të arritur marrëveshje për të. Ky vullnet do të ekzekutohet nga entiteti përgjegjës nën mbikëqyrjen kolektive dhe të rreptë të shtetit islam apo sistemit shoqëror përkatës.

Nëse e drejta e privilegjit të përfaqësuesit privat dhunon rregullat dhe normat themelore, dhe i bezdis çështjet e ndryshme sociale do të nevojitej ndërhyrja e shtetit islam, me qëllim korrektimin dhe vënien në rrugë të drejtë, kështu që t’i shërbejë synimeve në një shkallë më të gjerë të sistemit shoqëror dhe ekonomik të Islamit. Kur i konfirmojmë që të dy ajetet e cituara më sipër dhe i bashkëlidhim ato, ligjet themelore ekonomike që mund të deduktohen nga ato janë: Privilegjet e entitetit (individ, grup individësh apo shoqëria), që ka mbi pronën me të cilën merren, janë ato të një administratori nën mbikëqyrjen e rreptë dhe kolektive të shoqërisë apo shtetit.

Nga P.P. Abdul-Rrezaku

Përkth: Roald A. HYSA

http://www.islamonline.com/news/articles/119/Basic-Precepts-of-Islamic-Economics-and-its-Dynami.html

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit