3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Rregullat e sjelljes gjatë fitimit dhe sigurimit të jetesës sipas Imam Gazaliut

Më të lexuarat

Dije se: Allahu Tela është krijuesi i sebepeve, ahiretin e ka krijuar si vend të shpërblimit dhe dënimit, ndërsa këtë botë (dynjanë), vend të përpjekjes, provës dhe shqetësimit, edhe përballë kushteve materiale të domosdoshme për të jetuar, siç janë ushqimi, veshja, banimi e të tjera.

Prandaj, në dynja nuk punohet vetëm për ahiret por duhet të punohet edhe për dynja. Ndoshta, sigurimi i jetesës në këtë botë është rrugë për të fituar ahiretin, dhe ndihmesë ahiretit. Sepse dynjaja është arë (ku mbjellet fara) e ahiretit dhe mjet
udhëtimi për në ahiret.

E në çështjen e fitimit, njerëzit ndahen në tri kategori:
a) Njerëzit që janë të zënë me sigurimin e jetesës dhe kanë harruar ahiretin; këta janë në shkatërrim.
b) Ata të cilët telashi i ahiretit i ka bërë të harrojnë dynjallëkun. Këta kanë arritur në fitore.
c) Ata që janë zënë me dynjallëk për të fituar ahiretin. Këta janë më së afërti gradës së maturisë, dhe quhen ‘muktesit’ (ekonomik). Kjo është shkalla salah (Salah: gjendja më e mirë e një sendi; rehati; qetësi; paqe; mirësi; lidhje me fe) , dhe kjo është shkalla e mesme.

Ai që gjatë sigurimit të kushteve të jetesës nuk i përmbahet rrugës së drejtë dhe nuk respekton maturinë, ai nuk mund të quhet ekonomik. Nëse jeta në këtë botë nuk është në përputhje me rregullat e sjelljes (edeb) të sheriatit, ajo nuk mund të bëhet
mjet udhëtimi për në ahiret.
Pra, ne këtu do të mundohemi të shpjegojmë tregtinë, zejtarinë dhe rrugët tjera të shumëllojshme të fitimit të ligjshëm, dhe këto do t’i shpjegojmë
përmes pesë temave:

1. Vlera e fitimit dhe nxitja për fitim;
2. Korrektësia e këmbimit në tregti;
3. Largimi nga padrejtësia dhe përshtatja drejtësisë në tregti;
4. Mirëbërja në tregti; dhe në fund:
5. Kujdesi i tregtarit për ahiretin dhe për imanin e vet.

Burimi:

Rregullat e sjelljes gjatë fitimit dhe sigurimit të jetesës, Imam Gazaliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit