3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Rrëfimi nga nata e puçit në Turqi – Heronjtë e vërtetë…

Më të lexuarat

Në Turqi kishte një situatë shumë të vështirë gjatë kohës kur organizata terroriste (FETO), tentoi të kryente gursht shteti duke u munduar të mposhtë vullnetin e popullit. Një nga qytetarët që atë natë ishte në rrugë për të kundërshtuar këtë tentativë është edhe Fatih Öztürk, i cili mbeti i plagosur si pasojë e një të shtëne nga ushtarët që gjendeshin në Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut mbi bosfor, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke shpjeguar ndodhitë e saj nate, Öztürk thotë: ”Heronjtë e vërtetë të asaj nate ishin qytetarët me motorçikleta të cilët transportuan të plagosur drejt spitaleve. Ambulancat nuk mundën të vinin. Na transportuan me motorçikleta drejt Altunizade-s. Zoti qoftë i kënaqur nga ata njerëz. Shteti duhet tu japi medlaje për heroziëm atyre.”

Duke treguar për jetën e tij, Öztürk thotë se ka jetuar vite jasht vendit, si SHBA, Europë dhe Kanada, ku ka ndjekur kurse dhe trajnime të ndryshme dhe më pas është vendosur në Turqi. Ai thotë se më pas ka hapur një punishte të artit të Ebru-së në Stamboll, punishte kjo që momentalisht nuk funksionon.

Ndërsa duke treguar se si është bërë veteran 15 korrikut, Öztürk thotë:

“Mbrëmjen e 15 korrikut isha në rajonin e Kartal-it. Ndërkohë që po shkonim bashkë me nënën në shtëpinë tonë në Bejkoz, hasëm në një tafik jo normal. Kur arritëm në shtëpi hapa televizionin dhe pashë një filmim nga larg të urës. Për një kohë të shkurtër nuk pashë gjë më në televizon. Më pas kur dëgjova fjalinë ‘Zoti e mbroftë demokracinë tonë’ në tv, e mbylla atë. Rreth orës 10:50 telefonova shokët e mi dhe ju thash që të shkonim tek ura. Filimisht shkuam në Kësëkllë dhe më pas shkuam në Urën e Dëshmorëve. Në atë moment Presidenti kishte bërë një deklaratë, të cilën unë nuk e dëgjova. Më pas pashë se njerëzit kishin zbritur në rrugë. Më pas marshuam drej urës.”

Duke vënë në dukje se atë natë ndaj tyre është gjuajtur me armë zjarri, madje menjëherë, Öztürk në vijim shton: ”Njerëzit bienin dhe ngriheshin përsëri, ndërsa thërrinin Allahu Ekber. Nuk kishte sulmues nga civilët. Askush nuk bëri gjë. Por hapja e zjarrit vazhdonte pandërprerje. Ai që hiqte frikën nga njerëzit ishte vetëm Allahu. Në këtë kohë unë isha në merak për shokët e mi. I thërras në emër, por nuk është askush. U çudita pasi në atë moment ishin pranë meje. Po i kërkoja. Më ngjante me ditën e gjykimit. Allahu mos bëftë ta përjetojmë përsëri. Gjuajtja drejt civilëve në këtë mënyrë është krejtësisht jasht llogjikës.”

Duke vënë në dukje se ndërkohë që ishte duke ecur drejt ushtarëve ka ndjerë diçka të vakët në këmbën e tij, Öztürk shton se më pas ka vënë re gjakun pasi kishte veshur pantallona të bardha, ndërsa më pas vazhdon:

”U shtriva në tokë. Ndërkohë të shtënat vazhdonin. Vazhdimisht them shehadetin. Normalisht nuk e dija se çfar plage kam. Thërrisja ata që ishin shtrirë pranë meje të më ndihmonin duke thënë se jam i palgosur. Ndërkohë ata që ishin afër meje fillimisht më lidhën këmbën. Aty kishte një automjet. Më ngritën dhe më dërguan atje, por panë se aty skishte njeri. Herozimin e vërtetë në atë moment e bënë ata të cilët transportonin të plagosur me motorrçikletë. Më dërguan deri në Altunizade me motorçikletë dhe më pas më hipën në një furgon që përdorej për transport nxënësish. Gjatë kontrolleve në spital u konstatuaa se plumbi më kishte shpuar këmbën dhe ka dalë. Më pas më erdhën ata të shtëpisë. Allahu qoftë i kënaqur nga ata me motorçikletë. Shteti duhet të ju japë atyre medalje heroizmi. Mbase ata nuk u plagosën, por ata ndihmuan për transportin e shumë të plagosurve atë natë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit