3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rrëfimi i të riut shqiptar për “Der Spiegel”: Arsyet që na çojnë drejt Gjermanisë

Më të lexuarat

Numri i madh i emigrantëve që kërkojnë azil në Gjermani i ka bërë mediat atje të investigojnë mbi arsyet që i shtyjnë këta njerëz të lënë shtëpitë e tyre për të udhëtuar drejt një vendi të huaj.

Në faqen e saj në Facebook gazeta gjermane “Der Spiegel” ka postuar intervistën e një djali nga Novosela, i cili rrëfen arsyet e largimit të bashkëfshatarëve të tij.
“Puna është e vështirë këtu dhe ndodh të mërzitesh e të duash të largohesh. Është monotoni. Kryen aktivitetet e përditshme të punës në fshat. Punojmë deri në orët e pasdites. Është e vështirë për një të ri të jetosh këtu”, thotë ai.
“Zhvendosja ka qenë masive, ndoshta 20-30 për qind e banorëve të fshatit janë larguar. Unë kam mbaruar studimet në Universitetin Bujqësor, vetë bachelor dhe nuk kam vazhduar master. Kam qenë i informuar sidomos pas vizitës së kancelares Merkel se Gjermania ofron vende pune, por për persona të specializuar”, shprehet më tej i riu Mali Tafaj.
Djaloshi thotë se për të shkuar në Gjermani, itinerari që ndiqet është fillimisht udhëtimi drejt Prizrenit, më pas në Shkup, nga ku udhëtohet drejt Serbisë e prej atje drejt vendeve të BE-së.
Ai vetë nuk e përjashton mundësinë e një rrugëtimi të tillë. “Siç themi ne shqiptarët, të provojmë fatin”, përfundon ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit