1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rrëfimi i një muslimani që shpëtoi fqinjët nga një zjarr: ja përse e bëra

Më të lexuarat

Një fqinj hero, një musliman, ka shpjeguar për Manchester Evening Times momentin e tmerrshëm kur ai shpëtoi një vajzë adoleshente dhe nënën e saj  pasi një zjarr u shfaq në shtëpinë e tyre.

Haddad, 51-vjeçar, thotë:

“Po qëndroja në dhomën time kur dëgjova dikë duke kërkuar ndihmë, kështu që vrapova menjëherë përjashta”.

“Vajza po hidhej poshtë e lart duke bërtitur përmes një dritareje të hapur të dhomës së ndenjes, por ishte shumë e vogël për të dalë përjashta përmes saj.

“Fillova të godas derën. Ishte një derë e rëndë prej druri dhe m’u desh ta godas tri herë për ta rrëzuar përtokë. E mora vajzën dhe e nxorra përjashta, pastaj u futa prapë brenda dhe nxorra edhe po ashtu dhe nënën e saj.

“Unë nuk e kam bërë këtë që të jem një hero. Feja ime, Islami, thotë se ju duhet të kujdeseni për fqinjët tuaj dhe kjo është ajo çfarë unë kam bërë.

“Unë shpresoj se në qoftë se ndodhem ndonjëherë në një situatë të tillë dikush të bëjë të njëjtën gjë për mua.”

Haddad gjithashtu vlerësoi punën e zjarrfikësve për vënien e flakëve nën kontroll.

Ai tha: “Zjarrfikësit bënë një punë fantastike. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin t’i falënderoj ata për punën e bërë, sepse ajo çfarë ndodhi mund të kishte sjellë një tragjedi të tmerrshme.”

Policia e Manchester-it thotë se një hetim është hapur në lidhje me shkakun e zjarrit.

Një grua 35-vjeçare është arrestuar për shkak të dyshimit për zjarrvënie me qëllim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit