12.7 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Vandalët dëmtuan varrezat muslimane në Kopenhagë

Më të lexuarat

Vandalët kanë dëmtuar varrezat muslimane në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari me origjinë nga Pakistani, Rushy Rashid dje vizitoi varrin e nënës së tij në varrezat e qytetit në Kopenhagë ndërsa aty pa dhjetëra varreza muslimane të shkatërruara ku pllakat ishin rrëzuar në tokë dhe dukshëm të dëmtuara.

Rashid këtë rast e ka paraqitur në policinë daneze, por kërkesa e tij nuk është marrë në konsideratë me arsyetimin se “nuk ka të bëjë personalisht” me personat që janë varrosur në varrezat e shkatërruara.

Gazetari pakistanez e ka fotografuar rastin e dëmtimit të varrezave dhe e ka postuar në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e madhe të opinionit dhe medias.

Më pas Rashid është thirrur nga policia e cila i ka kërkuar falje për shkak të “gabimeve procedurale” duke e njoftuar se ka nisur hetimi mbi rastin në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit