3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rrëfimi i myslimanes nga Uelsi, etiketohej si “kamikaze” dhe fyhej në rrugë për shkak të mbulesës – la punën për kampanjat kundër racizmit

Më të lexuarat

Një myslimane nga Uelsi e cila thotë se ishte etiketuar si “kamikaze” derisa ecte rrugëve të qytetit, i ka kushtuar jetën luftës kundër racizmit si dhe trajnimeve të shumta si instruktore e parashutizmit.

Sahar Al-Faifi që punonte në sektorin e molekulave gjenetike, kishte hequr dorë nga puna e ëndrrave vetëm dhe vetëm që t’i përkushtohet 100 për qind kampanjave anti-islamofobi.

Ajo ishte së fundmi pjesë e serialit “Young, Welsh and Pretty Religious” prodhim i BBC3, në të cilin ajo zbulon pasionin që e ka për parashutizmin.

Sahar ja shpjeguar se si kishte vendosur ta bartë mbulesën tradicionale të myslimanëve, si shenjë devotshmërie dhe përkushtimi ndaj fesë.

Për të është e rëndësishme të luftoj stereotipat dhe paragjykimet për fenë e saj në Britani të Madhe, pasi tashmë ajo “ka vuajtur nga kjo”.

E si rezultat i kësaj ajo hoqi dorë nga puna e saj në laboratorin për diagnositifikimin e kancerit që të fillojë një punë të re – si aktiviste e komunitetit.

“Jam abuzuar verbalisht dhe fizikisht nëpër rrugë për shkak të storieve të vazhdueshme negative për ne, për femrat me ngjyrë, për bindjet fetare të femrës, është e dhimbshme”, ka shtuar Sahar.

“Është e tmerrshme kur dikur iu thotë se jeni kamikaze, kthehu në vendin tënd. Megjithatë unë ua kujtoj se jam nga Kardifi dhe se Uelsi është pjesë e imja dhe unë jam pjesë e Uelsit. Jam krenare që jam myslimane nga Uelsi dhe duhet të më pranoni ashtu si jam”, ka shtuar ajo. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit