Nëna, pas përfundimit të një muaji martese, e buzëqeshur i thotë gruas së djalit të saj: Për një muaj arrite që të birin tim ta bësh të jetë i rregullt në faljen e namazit në xhami! Ti, arrite ta realizosh brenda tridhjetë ditëve atë që unë dështova për tridhjetë vite!! Duke folur, sytë iu mbushën me lot!!
Gruaja e të birit ia kthehu duke i thënë: Nëna ime, a ke dëgjuar për tregimin e gurit dhe thesarit!!
Rrëfehet se ishte një gurë i madh, i cili, i pengonte njerëzit ta kalojnë rrugën, dhe një njeri, paraqitet vullnetarisht për ta copëtuar dhe larguar nga rruga!
U përpoq njeriu ta copëton, dhe i ra gurit 99 herë me sakicë dhe në fund u lodh! Pastaj kaloi pranë tij një njeri tjetër dhe kërkoi nga ai t’i ndihmon! Dhe me të vërtetë, e mori sakicën, dhe i ra gurit të madh dhe me herën e parë e copëtoi!!
Ajo më e çuditshmja ishte se nën gurin kishte qenë një qyp me ari! Njeriu, i cili e copëtoi gurin, tha se kjo pasuri është e imja, sepse unë e copëtova gurin!! U zunë mes tyre dhe u dashtë që të ndërhyn gjykatësi mes tyre.
I pari tha: Duhet të me jep diçka nga thesari, sepse unë i rashë 99 herë deri sa u lodha!
Tjetri tha: Thesari është i imi, sepse unë e copëtova!
Gjykatësi u përgjigj: Të parit i takon 99 pjesë nga thesari, dhe ti që e copëtove e meriton vetëm se një pjesë!! Po të mos ishin 99 herët e tij, nuk do të copëtohej guri në të qindtën herë!!
“Kjo e meriton të meditohet!!”.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU