-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rrëfimi i 29 vjeçarit: “Ja përse i vrava prindërit” (FOTO)

Më të lexuarat

29 –vjeçari Leonard Nika ka treguar në polici konfliktin që pati me prindërit e tij, të cilët i vrau me një armë gjahu një ditë më parë, në Xhafzotaj të Durrësit.Ai ka thënë se me babain dhe nënën kishte pasur një sherr për çështje parash. I duheshin për t’u kthyer në Itali, ku kishte qëndruar edhe më parë.

“Debati nisi për çështje parash. Pas sherrit unë e kalova gjithë natën pa gjumë dhe shumë i stresuar. Nuk e mbaj mend se si i kam qëlluar prinderit”, ka thënë ai gjatë marrjes në pyetje.

Burime të policisë bënë të ditur dje se ai ka qenë në gjendje të dehur. Ai la të vdekur në vend babain e tij, Ali Nika 70 vjeç dhe nënën Junie Nika 66 vjeç, në ngjarjen që ndodhi në orën 07:00 në shtëpinë e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit