8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rrëfim palestinezësh pas katër ditësh tortura izraelite

Më të lexuarat

Hedhja e disave në një gropë duke i mbuluar me buldozerë, gjithnjë për të “drejtën e vetëmbrojtjes”

Palestinezët që u arrestuan nga ushtarët izraelitë në Rripin e bllokuar të Gazës dhe u liruan pas katër ditësh, kanë folur për torturat e tmerrshme që kanë përjetuar.

Ndërsa ushtria izraelite vijon përpjekket për  pushtimin e Gazës, fotot e dhjetëra palestinezëve gjysmë të zhveshur, të prangosur, të rreshtuar krah për krah me të brendshmet e tyre në mes të shkatërrimit në Rripin verior të Gazës janë shfaqur në media.

Më 7 dhjetor, televizioni shtetëror izraelit KAN neës raportoi se ushtria izraelite kishte arrestuar rreth 700 palestinezë deri në atë datë.

Pranë vdekjes

Disa nga palestinezët e arrestuar nga Izraeli në distriktin Az-Zeytun të qytetit lindor të Gazës u ngarkuan në kamionë dhe u liruan në një pikë kontrolli ushtarak pranë qytetit të Gazës.

Palestinezët, të cilët u sollën në spitalin Aksa me ambulancë dhe u trajtuan, ishin shumë të rraskapitur. Ata theksuan se ishin afër vdekjes për shkak të torturave dhe urisë që pësuan, shkruan Anadolia.

Osama Ude, 58 vjeç, është një nga palestinezët që u trajtua në spital. Ai tha se ata i janë nënshtruar torturës dhe poshtërimit gjatë paraburgimit.

Ude deklaroi se kur ushtarët izraelitë hynë në lagjen Az-Zeytun, ata hapën zjarr në mënyrë të rastësishme në dritaret e shtëpive dhe më pas hynë në to.

Ai deklaroi se ishte ftohtë dhe burrave iu kërkua të dilnin me të brendshme.

Ude, duart e të cilit ishin të fryra nga pranga dhe kishte një plagë të thella në kyçin e dorës, tha se ushtarët u kërkuan atyre të gjunjëzoheshin dhe i goditën me shkelma.

Ata thanë se pas disa kohësh ushtarët morën një grup prej 20 personash në një fushë aty pranë dhe i hodhën në një gropë dhe i mbuluan me rërë me buldozerë.

Në ujë në mot të ftohtë

“Na mbërriti ulërima, por pas pesë minutash nuk dëgjuam asgjë më shumë”, tha Ude.

Ahmed Abu Ras, 14 vjeç, një nga palestinezët e liruar, tha se ata ishin të uritur dhe të etur për katër ditë dhe nuk u lejuan as të shkonin në tualet.

“Ushtarët e çuan grupin në jug të Gazës me kamionë dhe i futën në ujë pavarësisht motit të ftohtë,” tha Abu Ras.

Nemr Salman Abu Ras gjithashtu deklaroi se ata ngritën flamurin e dorëzimit për të shpëtuar jetën e tyre kur ushtarët izraelitë pushtuan shtëpitë e tyre. Pas kësaj, ushtarët izraelitë i sulmuan me tanke.

“Në atë moment ne filluam të bërtisnim dhe të thoshim se kishte fëmijë me ne. Pastaj na ndanë, nuk e kuptuam pse e bënë këtë. Por ata na thanë: ‘Ju jeni anëtar i Hamasit’. Ushtarët i tërhoqën zvarrë burrat nëpër tokë sikur po tërhiqnin zvarrë kafshët”, shtoi Abu Ras. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit