1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ngjarje e vërtetë që dëshmon deri në çfarë përmasash shoqëria moderne perëndimore e ka varrosur dashurinë dhe humanitetin

Më të lexuarat

 Me lejoni tash t’ua dëftoj një rrëfim të vërtetë nga përvoja vetanake. Para disa vitesh një gjerman, profesor universiteti, e kishte pranuar islamin në kuadër të komunitetit islam të Hamburgut. Pas pak muslimani i ri ishte semurë dhe kishte rënë në spital. Kur kryesuesi i komunitetit të theksuar musliman kishte dëgjuar për këtë, menjëherë kishte shkuar në spital dhe e kishte vizituar profesorin. E kishte hasur tejet të pikelluar dhe të brengosur. Ai e pyeti për çka ishte tjala. Pas një hezitimi të gjatë, profesori ia tregoi një tregim pikëllues: “Sot më vizituan gruaja dhe djali. E kuptuan se kam kancerin e pashërueshëm, andaj erdhen të përshëndeten me mua per herë të fundit, ngase siç kishin kuptuar, unë kam vetëm edhe disa ditë jetë. Nuk më dhemb semundja e pashërueshme dhe të kuptuarit se nuk ka shpresë për shërim, por me bën të ndjehem aq keq mungesa e ndjenjave të gruas dhe djalit.”

Pas kësaj imami u përgjigj: Pasi islami obligon vizitat dhe përkujdesjen për të semurët, une prej sot, kur të kem munësi, do të vizitoj në spital. Ky është obligim imi fetar.
Pas këtyre fjalëve zemra e të semurit u ndez(gëzua shumë). Por sëmundja e tij çdo ditë keqësohej dhe pas disa ditesh ai u transferua në ahiret. Komuniteti musliman organizoi xhenazen e tij dhe përcjelljen deri në varreza. Gjersa po zhvillohej ceremonia e varrimit, një grup të rinjsh u sulën duke kerkuar me zemërim trupin e profesorit. E pyetën njerin prej tyre: Përse e kërkoni?! Kurse ai u përgjigj: Ai është babai im të cilin e varrosni ilegalisht, ndërsa unë ia kam shitur trupin e tij spitalit për 30€, disa ditë para se të vdiste!’ Muslimanët e trishtuar mbeten të shtanguar. Pas nje diskutimi të ashpër, djaloshi u detyrua ta tërheqë kërkesën e tij. Kur pastaj e pyeten ku punon, ai u përgjigj: ‘Ditën punoj në fabrikë, ndërsa në mbrëmje në një salon për trajtimin kozmetik të qenve.’

Kjo ngjarje, mjerisht, është realitet i hidhur dhe është dëshmia më e mirë në çfarë përmasash shoqëria moderne e ka varrosur dashurinë dhe humanitetin.

Marr nga libri: “Ilsami dhe civilizimi perëndimor” 

Sajid Muxhteba Musavillari

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit