By Pampers
Gjithologu Fahri Xharra ka sjellur një tjetër rrëfim ekskluziv për publikun e etur për dije, publikun shqiptar. Kësaj rradhe gjithçka lidhet me heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.
Në hulumtimin mjaft interesant dhe të argumentuar, në kohën kur u hap debat i madh pas mbulimit të shtatores së tij, Fahri Xharra mëton të shpjegojë lidhjet e heroit me familjen Xharra.
Dhe tërë këtë argumentim, siç deklaron vetë Xharra, e ka nxjerrë si kundërpërgjigje ndaj atyre që kanë shkuar aq larg saqë të flasin për prejardhje serbe të Skënderbeut, duke përmendur lubonjëgt, shmitët, resulbegoviqët dhe myftitë.
“Atë që turko-osmanët nuk ia dolën dot për shekuj me radhë, fshirjen e gjuhës shqipe nga gojët e shqiptarëve, kërkojnë ta bëjnë sot vetë shqiptarët që kanë veshur rrobat e neo-otomanëve dhe turkofilët, që i kanë sytë kah Anadolli e kanë mall të pashuar ende për Izmirin”, fillon rrëfimin e mtij Fahri Xharra.
“Skënderbeu i kanë fituar 24 beteja me kohë, sa ishte gjallë, por edhe si i vdekur ai po fiton qindra beteja. Tani, jo me shpatën e tij të madhërishme, por me pendën e pasardhësve të tij, që thellë në histori janë fisi prej nga rrjedh Gjergji ynë’, shton tutje ai.
Më pas, gjithologu Fahri Xharra jep sqarimin se këtu e ka fjalën për veten, duke shpjeguar se Skënderbeu rrjedh nga fisi ilir i Xharrahëve, por që më kohë iu ndërrua mbiemri.
“Xharrahët janë ndër fiset e para dhe më të vjetra ilire. Jetuan në atë pjesë të Ilirisë, që sot njihet si Rrafshi i Dukagjinit, me përqëndrim më të madh në Gjakovën e sotme, e cila në kohën e ilirëve njihej si Xharragova”, shkruan Xharra.
Tutje, gjithologu gjithëshqiptar flet për lidhjen e familjes së Gjergj Kastriotit dhe lidhje me xharrahët. Ai thotë se paraardhësit e Skënderbeut i takonin këtij fisi, porse turqit dhunshëm ua ndërruan mbiemër e fis, gjë e cila siç argumenton Xharra, u bë shkas që Skënderbeu kurrë të mos e pranonte si fe të tij islamin dhe arsye pse ai ngriti shpatën kundër Perandorisë Osmane.
“Xharrahët e vjetër, ky fis ilir, veprimtarinë e tyre kryesore e kishin synetinë. Kjo vërehet edhe tek Gjergji ynë, i cili synetisë i dha një orientim tjetër, sepse ky nuk bënte synet luca, por bënte synet armiqtë me shpatën e tij, duke ua cunguar kokat ngapak”, vazhdon rrëfimi mahnitës i Fahriut.
Në pjesën e fundit të rrëfimit, Fahri Xharra tregon me krenari se koha e sotme është koha e shqiptarëve, e këtyre evropianëve autentikë. Kurse, atyre që iu referohet si tukogluvë, ua thotë qartë e pa rezerva se shqiptarët nuk bëjnë me seks me ata që i përdhunuan.
“Përëndia qafën ua theftë bre ju flliqana që nuk e doni vendin e juaj”, është citati i Kimete Berishën, më të cilin Fahri Xharra ka zgjedhur ta përfundojë rrëfimin e tij interesant.