Një debat në studion e televizionit libanez OTV, ka përfunduar me grushta dhe shkelma një minut pasi filloi emisioni.
Televizioni OTV ka ngarkuar një videoklip në kanalin e saj të YouTube, ku shihet debati i nxehtë midis Bilal Daqmaq, një imam i njohur libanez dhe kritik i presidentit sirian Bashar al Assad dhe ish-deputetit sirian Ahmad Shlash, i cili mbështet qeverinë në luftën civile siriane.
Grushtimi televiziv u nda mijëra herë në llogaritë e ndryshme të mediave sociale dhe më vonë u përkthye anglisht nga Instituti i Kërkimeve të Medias në Lindjen e Mesme. /MESAZHI/
https://www.facebook.com/memri.org/videos/10155509569799717/