1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rrahje dhe shpërthim në qendër të Mitrovicës

Më të lexuarat

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot rreth orës 6:30 afër pastiqerisë London që ndodhet në qendër të veriut të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve të konsiderueshme nuk ka të lënduar në njerëz.
Dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë granatë dore M75, ndërsa janë dëmtuar gjithsej 9 automjete, si dhe dritaret në disa prej banesave përreth këtij lokacioni.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se këtij shpërthimi i ka paraprirë një rrahje masive mes dy bandave nga Mitrovica dhe Zveqani që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në lokalin ‘Crna Dama’ në veri të Mitrovicës, ku janë përfshirë më shumë persona.

Sipas këtyre burimeve, rrahja ka zgjatur më shumë se 20 minuta, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe një familjar i njërit nga eprorët policor të veriut, andaj edhe policia nuk e ka regjistruar fare incidentin.
Në anën tjetër, zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar shpërthimin  duke thënë se policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe hetimet janë në proces.

“Jemi duke punuar intensivisht në zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve të mundshëm, mbase pritet të shikohen edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që do t’na ndihmonin shumë në këtë drejtim”, ka thënë Hoti.

Ai ka mohuar të ketë ndodhur mbrëmë ndonjë rrahje e cila do t’i paraprinte këtij incidenti, duke thënë se diçka e tillë nuk është paraqitur në polici.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit