4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Rusi: Vritet lideri i opozitës Boris Nemtsov

Më të lexuarat

Boris Nemtsov, lideri i opozitës antiPutin dhe ish-zëvendëskryeministri liberal i epokës së presidencës së Boris Jelcinit, u vra në ndërkohë që ecte në qendër të Moskës.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, politikani ishte shënjestër e katër plumbave.

Nemtsov u godit nga persona që zbritën nga një makinë, pranë Kremlinit, sipas Juri Barminit, mik dhe bashkëpunëtor në luftërat politike të tij. Sipas medias, Nemtsov ishte në shoqërinë e një gruaje.
Nemtsov, 55 vjeç, ishte parë si zëvendësues i mundshëm i Jelcinit në Kremlin.

Guvernator i Nizhni Novgorodit, ai ka mbajtur shumë poste të rëndësishme në Moskë duke u imponuar si reformator.
Më vonë, ai krijoi Bashkimin e Forcave të Djathta, një formacion liberal, së bashku me ish-kryeministrin, Sergei Kirienko dhe ish-zëvendëskryeministrin, Anatoli Ciubais, por më vonë u shfaq si kundërshtar i ashpër i Putinit. /ANSA/.kohaislame
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit