Tre nga gjashtë të arrestuarit në aksionin policor “Monstër” të cilët gjenden në paraburgim janë torturuar dhe rrahur në burgun e Manastirit. Lajmi bëhet i ditur nga Alsat-M, ku familjarët kanë bërë denoncimet për ushtrimin e dhunës, pasi që kanë vizituar të paraburgosurit.
Ata kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë në trup dhe fytyrë, shenja të dukshme që tregojnë se janë keqtrajtuar dhe rrahur.
Familjarët e kanë paraqitur rastin edhe tek Avokati i Popullit për të kërkuar hetime dhe masa përkatëse për të parandaluar përsëritjen e keqtrajtimit dhe torturimit të të afërmve të tyre që gjenden në paraburgim, si dhe me qëllim, ndëshkimin e autorëve të këtij akti. (INA/kohaislame