15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shqipëria e 29-ta për standardet e kujdesit shëndetësor

Më të lexuarat

Shqipëria renditet e 29-ta për standardet e kujdesit shëndetësor, duke lënë pas Maqedoninë, Serbinë, madhe dhe dy vendet e BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sipas Euro Health Consumer Index, për vitin 2012, i cili u prezantua dje në Parlamentin Europian, ku thuhet se Shqipëria ka bërë një farë progresi.

“Për të qene të drejtë, Shqipëria nuk mund të krahasohet me vendet anëtare më të pasura të BE. Vendet fqinje si Kroacia (663 pikë), Republika e Maqedonisë (546) ose Serbia (457) janë më të krahasueshme me të dhe tregojnë se Shqipëria ka bërë njëfarë progresi, veçanërisht po të marrim parasysh kufizimet e saj financiare, por ka ende shumë punë për t’u ngjitur më lart”, thotë Dr. Arne Bjornberg, HCP COO dhe kryetar i ekipit të EHCI.

Rreth indeksit EHCI është kthyer në një standard matës për kujdesin shëndetësor Evropian, raporton AS. Edicioni i 2012 rendit 34 sisteme kombëtare Evropiane të kujdesit shëndetësor, përmes 42 indikatorëve, që mbulojnë 5 fusha të cilat janë kyçe për shëndetin e konsumatorëve: të drejtat dhe Informimi i pacientëve, Koha e pritjes për trajtim, Rezultatet, Parandalimi/shtrirja dhe rritja e shërbimeve të ofruara dhe Medikamentet. Indeksi është përpiluar prej një kombinimit të statistikave publike, sondazheve të pacientëve dhe kërkimeve të pavarura. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit