2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rouhani kërcënon me referendum të paprecedentë në Iran

Më të lexuarat

Presidenti i Iranit, Hasan Rohani, ka thënë se mund të anashkalojë institucionet konservatore të vendit, duke mbajtur votime të drejtpërdrejta për çështje me interes kombëtar.

Duke folur në një adresim televiziv, Rohani ka thënë se do të ishte “mirë” që çështjet me rëndësi ekonomike, sociale dhe kulturore të vihen në referendum të drejtpërdrejtë dhe jo në parlament.
Rohani po ashtu ka bërë thirrje për përfshirje më të reduktuar të shtetit në ekonomi dhe për transparencë më të madhe, me qëllim që t’i jepet fund izolimit ndërkombëtar të Iranit.

Ekonomia e Iranit është rrënuar nga sanksionet ndërkombëtare, të cilat janë ndërmarrë për shkak të aktiviteteve bërthamore të Republikës së Iranit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit