12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Policia: Qarkullim i vështirësuar

Më të lexuarat

Policia e Kosovës njofton se të gjitha rrugët në Kosovë magjistrale dhe urbane, janë të kalueshme, por disa prej tyre vështirë të qarkullueshme.
Më poshtë njoftimi i Policisë së Kosovës:

Në bazë të informacioneve të vazhdueshme që kemi nga të gjitha drejtoritë rajonale lidhur me gjendje e rrugëve, mund të themi se në aspektin e vlerësimit të përgjithshëm të gjitha rrugët rajonale, magjistrale dhe ato urbane konsiderohen të kalueshme por disa prej tyre të vështirësuara për qarkullim, duke përfshirë ato rrugë në zona të thella malore dhe në fshatra. Rrugët më të veçuara ku komunikacioni zhvillohet me vështirësi janë;

Rruga Pejë-Kullë –Rozhajë, është e kalueshme për automjete te lehta por, pajisjet dimërore janë te domosdoshme, kurse kalimi për automjete te renda është I pa kaluar.

Rruga rajonale Prishtine -Mutivode është e vështirësuar ,por e kalueshme.

Mitrovice Veri -rruga rajonale dhe lokale te kalueshme por te vështirësuara

Gjilan -Muqibabë e kalueshme por e vështirësuar dhe

Gjilan -Novobërdë e kalueshme por e vështirësuar.

Ndërsa sa i përket gjendjes se pritjeve ne pika kufitare gjendja është si me poshtë;

PKK-Merdare kolona e automjeteve është rreth 300 m, ndërsa pritja është përafërsisht me pak se 1-ore.

PKK-Dheu I Bardhe kolona po ashtu është rreth 300m , ndërsa pritja rreth me pak se një ore1 ore.

Ndërsa ne pikat tjera kufitare nuk ka pritje fare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit