Kane filluar te zbulohen detaje te reja rreth origjines se revistes satirike Charlie Hebdo, reviste e cila u be pre e sulmeve terroriste te 7 janarit ku mbeten te vrare 12 gazetare te kesaj reviste.
Gazeta më e madhe ekonomike në Holandë, Quote, raporton se Charlie Hebdo nga dhjetori kishte ndërruar pronësi. Pjesa më e madhe e aksioneve është blerë nga Baroni, Eduard de Rothschild, një prej shumë trashëgimtarëve të familjes Rothschild.
Rothschild është një prej familjeve më të mëdha hebraike, dhe njëkohësisht më të pasura që i kanë të shtrira bizneset dhe jetojnë në Gjermani. Ata kanë një pasuri të jashtëzakonshme. Pasuria e tyre llogaritet të jetë shumica trashëgimi ndër kohë, pasi nga shekulli i 18-të ata i kanë themeluar bankat më të fuqishme evropiane.
Edhe sot familja Rothschild mbetet një prej familjeve më me ndikim në Evropë, pasi kanë disa institute investuese financuese, e po ashtu edhe banka të fuqishme në Evropë.
Familja Rothschild perpos Charlie Hebdos kanë në pronësi edhe të përditshmen franceze, gazetën “Liberation” që e ka marrë përsipër funksionimin e mëtejshëm të Charlie Hebdos.
Revista ka publikuar sistematikisht karikatura fyese per profetin Muhamed, por edhe per Jezusin dhe Papen.
Ndaj revistes shpesh jane ngritur padi, por ajo asnjehere nuk u denua per fyerje te fese, perkundrazi ndaj saj u ofrua mbrojtje policore. /mesazhi/