Trajneri i Valencias, Nuno Espirito Santo, e ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
Para përballjes me Real Madridin, trajneri i Valencias, Nuno Espirito Santo, e ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
“Ai është një makinë perfektë e golave, ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, tha Nuno në konferencë për shtyp para takimit.
“Sidoqoftë, ne nuk kemi frikë nga ai e as nga Real Madridi. Kjo fjalë nuk ekziston në futboll. Ne mendojmë se mund ta mposhtim secilën skuadër, ne kemi një dinamikë perfekte në ndeshjet në shtëpi”, përfundoi Nuno.