Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se disa herë e ka lexuar Kur’anin dhe kjo i ka ndihmuar shumë duke e qetësuar në brendi dhe i solli kënaqësi.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka vetëm lëvdata për besimtarët myslimanët dhe librin e shenjtë të Kur’anit.
“Me të vërtetë unë i dua myslimanët, pasi ndjej se jeta e tyre është shembullore dhe e zbukuruar me të gjitha veprimet dhe kjo nuk është e rastit. Unë di shumë për besimin Islam dhe e tërë ajo që flitet në media është vetëm mashtrim”, ka thënë Ronaldo.
“Këtu ka kohë për namaz (lutje), ekziston kohë për të lexuar Kur’an… Shumë herë e kam lexuar Kur’an-in dhe e kam dashuruar atë pasi më qetëson psikikën time dhe unë jam kënaqur me këtë”, deklaroi ai.