“Na shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi të tanë vllazën gjaku dhe vllazën (vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë shoq me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulëzimin e atdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë.” [1]
Eshte e qarte qe edhe kleri musliman ka dhene nje kontribut te vecante per ekzistencen e popullit dhe te kombit shqiptar. Ne perpjekjet dhe ne luften e gjate per ruajtjen e identitetit kombetar ai ka marre pjese ne te gjitha ngjarjet me te rendesishme. Mjafton te hedhim nje sy me kujdes, ne te gjitha ngjarjet me karakter historik dhe politik dhe do veme re se prania e klerikeve myslimane eshte kudo e pashmangeshme. Mund te fillosh nga Hoxha Tahsini i madh – erudit e te vazhdohet me tej me Daut Efendi Boricin ( ne Lidhjen e Prizrenit ), me Hafiz Ibrahim Shkupin ( ne Kongresin e Manastirit), me Myfti Vehbi Dibren e Sheh Ahmet Pazarin (ne shpalljen e Pavaresise me 1912 dhe ngritjen e flamurit ), me Hafiz Ali Korcen dhe Ismail Efendi Ndroqin (ne Kongresin e Durresit me 1918), me Mutesin Kelliqin ( ne Kongresin e vitit 1920) etj.
E, ne se do te vazhdohet me tej, do shohesh se ndermjet pjesmarresve te Kuvendit Kushtetues te janarit 1924 kemi Hafiz Ismet Dibren, Hafiz Ibrahim Rrepishtin etj. Ndersa me vone, ne vitin 1925 zgjidhet deputet per ne parlamentin shqiptar Hafiz Xhemal Mullai[2].
Pra, ne gjithe rrjedhen e ngjarjeve qe percaktojne fatin e Shqiperise e te shqiptareve , pa dyshim, gjen edhe ata, kleriket e nderuar te besimit musliman, krah per krah, dore per dore e goje per goje me te gjithe kleriket e besimeve tjera ne Shqiperi. Edhe ata kane pjesen e vet te historise, jane edhe ata pjese e lavdise shqiptare, kane hyre edhe ata ne vargjet e lahutes shqiptare, kane zene edhe ata vendin e tyre ne piedestalin e nderit kombetar. Mjafton te kujtojme ketu vargjet e Fishtes te “Lahuta e Malsise“
“Shtrine te ngratin hafiz Myslimin, dhe ne dru e rrahen trimin
Sado qe ishte nje “ hafiz”“Jam shqiptar me gjuhe e fis”
Jam Shqiptar pergjigjet Hafizi deri qe ashti i kambes i krisi [3]
Pa dyshim, persekutimi komunist edhe per to qe i rende. Eshte fakt se duke dashur te veje ne jete parimin “perçaj e sundo“, meqenese ne jug mbizotëronte ortodoksia, u ndeshkua me shume Sekti bektashian, ndersa ne Veri, duke mbizoteruar ai mysliman sunit, u ndeshkua me shume ai katolik, por kjo nuk do te thote se mbeti pa pjesen e vet te ndeshkimit edhe ai mysliman sunit.
Mjafton te kujtojme vuajtjet e sakrificat e Hafiz Ali Korces, Hafiz Ismet Dibres, Hafiz Ali Krajes, Hafiz Sabri Kocit, Hafiz Ibrahim Dalliut, Hafiz Sherif Lengut, apo Hafiz Mustafa Varoshit qe varroset ne te njejten grope me Imz. Vincenc Prennushin, si dhe burgosjet e ndeshkimet e Hafiz Dergutit, Hafiz Bakallit, Hafiz Myrtes, Hafiz Muhamet Bekteshit, Vexhi Buharase, Sheh Ali Pazarit, Sheh Reis Umi Sinanit, Sheh Qazim Hoxhes, Sheh Karbunares, e shume e shume te tjereve, per te kuptuar se diktatura komuniste nuk fali askend por luftoi gjithkend, ku shihte rrezikun, kulturen dhe besimin e vertete.
Kultura islame shqiptare në vitet “12 – “20
Pas fitores së Pavarësisë, Shqipëria hyri në hullitë e zhvillimeve të reja sociale, politike e kulturore. Me gjithë prapambetjen e madhe të vendit, shenjat e progresit dukeshin në çdo sferë. Përparim pati edhe në kulturën islame shqiptare.Në këtë periudhë u hodhën themelet për një zhvillim të pavarur të kulturës islame si dhe të çdo veprimtarie tjetër brënda kuadrit të shtetit kombëtar. Në këtë periudhë patriotët muslimanë shqiptarë e panë të domosdoshme të bëjnë ndryshime me rëndësi në kulturë dhe në organizimin si dhe të realizojnë binomin e shenjtë Fe dhe Atdhe. Mendjet e kthjellëta të prijësve fetarë muslimane shqiptarë filluan të zbatojnë reformën në kulturën islame dhe në përgjithësi ata filluan të mendojnë për përkthimin e Kur’anit në gjuhën shqipe dhe për masa të tjera për përhapjen e kulturës islame në gjuhën amtare.Në tetor të vitit 1923 filloi edhe botimi i revistës muslimane sunite Zani i Naltë, në fillim në Tiranë e pastaj në Shkodër.
Për kulturën islame kishte rëndësi jo vetëm kuadri nacional, por edhe ai ndërkombëtar, sinkronizimi i fesë islame me kohët moderne,
Ne jemi një vend evropian, shkruhej në revistën ‘Zani i Naltë, dhe si i tillë duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor çka është e mirë, por jo çka është e keqe’. Sinkronizimi me kohët moderne konsiderohej në natyrën e doktrinës islame, e cila kishte evoluar gjithnjë. Për këtë i referohej Kur’anit ku thuhej se duhej hapur rruga e dijes, por duhej pasur kuijdes nga anët negative të zhvillimit.Të gjitha këto dhe shumë të tjera për të cilat folëm shkurtimisht, dëshmojnë për një ekzistencë njerëzore si fushë e mundësive dhe e faktorëve realë për të ecur përpara me ndihmën e së drejtës, të moralit, të punës, të solidaritetit, të lirisë, të mundësive të pastruara nga egoizmi dhe dhunës.
Shoqeria Kombetare Muhamedane Shqiptare
Pas shoqerise “VATRA” nje shoqate tjeter patriotike rreth se ciles u bashkuan shqiptaret emigrante te amerikes ne fillim te shekullit te shkuar ishte Shoqeria kombetare muhamedane shqiptare.Por, materialet e shkruara rreth kesaj shoqerie jane fare pak. Ne librin “Kalendari Vatra” 1918, thuhet tekstualisht : Prill 5, 1915 u themelua ne Biddeford (Me) Shoqeria Fetare Muhamedane Kombetare e Amerikes. Pleqeria e pare u zgjodh keshtu: Kryetar z. Qani Hilmi Bilishti, Sekretar Iliaz Permeti, Arketar z. Telha Kanan Panariti, pleqesia z. Mustafa Fuat Kapshtica,Ahmet Veli Suli[4].
Ndersa ne faqet e internetit percillet vetem kjo fraze :Ne web-sit \\ History, Islam in Amerika \\ shkruhet : In 1915, Albanian Muslims in Biddeford, Maine established the first effective mosque in North America. Most were bachelors working at the still-operating “Peppermell Mills”. A common meeting place ëas a red brick coffeehouse on Main Street (still standing today) where they used a back room for meetings and religious gatherings. Muslim Albanian families still reside in Biddeford and nearby Saco.Paragrafi i mesiperm shkruhet ne te gjithe faqet e internetit qe flasin per historine e myslimaneve ne Amerike. Ne nje publikim tjeter shkruhet :1915 Albanian Muslims build a Masjid in Maine and establish an Islamic association. By 1919, they had established another Masjid in Connecticut. Theirs was one of the first associations for Muslims in the US.
Klerike muslimanë që jetuan per çështjen kombëtare.
Kleri musliman sidomos ai sunni, kanë dhënë një kontribut të jashtzakonshën në historinë tonë kombëtare. Ishin ata të cilët bënë të mundur dhe arritën ti bindnin shqiptarët sidomos ata të Kosovës, se sulltani e kishte humbur legjitimitetin e Kalifatit dhe se duhesh luftuar si okupator.
Levizja kombëtare e klerikëve musliman fillon që në periudhën e rilindjes sonë kombëtare e gjer në shpalljen e pavarsisë.
Ata kanë dhënë kontribut të madh edhe pas shpalljes së pavarsisë, ku arritën të krijonin organizmin më të lartë përfaqsues të muslimanëve dhe shkëputjen e plotë nga turqia.
Ndër klërikët më të njohur dhe më aktiv gjatë dhe pas shpalljes së pavarsisë ishin:
HAXHI VEHBI DIBRA (AGOLLI)
Haxhi Vehbi Agolli (Dibra). Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit në fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave juridike etj, angazhohet maksimalisht në levizjet kombëtare.
Në vitin 1909 merr pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i tij.
Më 1912 shkon delegat në Kuvendin Historik të Vlorës, ku zgjidhet kryetar i Pleqësisë (Senatit)(Organ konsultativ në ndihmë të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës),zëvendësonte Ismail Qemalin kur ai mungonte. Zotëronte arabishten dhe turqishten. Haxhi Vehbi Dibra u emërua myfti i Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë, post që e mbajti deri më 1929. Gjatë kësaj kohe Komuniteti Musliman mori ngjyrë kombëtare dhe zgjidhi shumë probleme.
Më 1935 H.V.Dibra shkon për herë të dytë në Qabe, ku u afirmua si një dijetar islam i kohës.
Të gjitha cilësitë e teologut islam përsonifikoheshin te V.Dibra, imam dhe haxhi, kryemyfti dhe kryetar senati, vaiz dhe komentator i Kur’anit. Kryesoi dhe drejtoi për vite me radhë teologët më të shquar shqiptarë. Haxhi Vehbiu, me mendimet e tij të larta e progresive, i ftonte njerëzit ta shfrytëzojnë inteligjencien e tyre. Në komentin që i bënte Haxhi Vehbiu disa citateve Kur’anore thoshte:”Me zgjedhë të aftin e të meritueshmin dhe me e vu në krye të detyrës, e pastaj ky me veprue e me gjykue me arsye, me drejtësi…”. [5]Në planin politik te Haxhi Vehbiu gjejmë një propagandist të shkëlqyer, që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen e kombit e të atdheut. Në unitetin dhe bashkimin e gjithë shqiptarëve shihte të vetmen rrugë për të siguruar të ardhmen tonë. Ai do të thoshte në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 se “Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë”. “Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë”. “Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull”. [6]Si mendimtar dhe bartës i vizionit të islamit ndër shqiptarët,ai kuptoi se islami në Shqipëri duhej t’i hynte një rruge të re për të vazhduar misionin dhe rolin e tij mirëbërës e civilizues në ndërtimin e të ardhmes së atdheut. Ai theksonte se:”Injorancën s’mund ta justifikojmë me pleqërinë tonë, as me mungesën e shkollave në atdheun tonë… pse jemi urdhnue për të studue deri kur të vdesim, jemi urdhnue me udhtue deri në vendet më të largëta për të studiue “[7]. Sa herë që fatet e Shqipërisë ishin në rrezik, ai frymëzohej nga porosia e Muhammedit (a.s.) “Dashuria për atdheun është pjesë e besimit”. [8]
Hafiz Ibrahim Dalliu (Burri Që Nuk u Mposht Nga Persekutimet)
“E drejta për të mësuar gjuhën time më është dhënë me Kushtetutë, prandaj nuk e kam ndërmend të heq dorë nga misioni im” H. I. Dalliu.
Hafiz Ibrahim Dalliu ishte një mendimtar i madh shqiptar, dijetar islam mendjendritur, pedagog i çmuar, atdhetar e patriot i dëshmuar.)[1].
Që në fëmijëri hafiz Ibrahimi u brumos dhe u edukua me ndjënjen e fetarit të sinqert dhe të atdhedashësit të zjarrtë e të guximshëm. Me vullnet të fortë mësoi alfabetin shqip, kurse në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare mori përsipër misionin e mësuesit, detyrë të cilën e kreu me shumë sukses. Pas daljes së Kushtetutës së re, në Tiranë u lejua që të funksiononin tri shkolla shqipe(dy fillore dhe një ruzhdije), kurse hafizi i nderuar u emërua për mësues dhe edukator në shkollën fillore të vajzave. Mirëpo, më vonë ftohet në Nënprefekturën e Tiranës, ku e kërcënojnë dhe e urdhërojnë që të heq dorë nga të mësuarit e shqipes, kurse ai me një krenari dhe kurajo burrërore do të refuzon duke iu thënë: “E drejta për të mësuar gjuhën time më është dhënë me Kushtetutë, prandaj nuk e kam ndërmend të heq dorë nga misioni im”[9].
Në kohën e mbajtjes së Kongresit të Elbasanit, hafizi u caktua delegat nga Tirana, e kur u vendos hapja e Normales, ai u emërua një ndër mësuesit e saj të parë. Pas një viti pune, dhe meqenëse nëndrejtorit të saj Luigj Gurakuqit nuk i vajtën punët mbarë sa duhej, hafizi vendosi të japë dorëheqje, mirëpo, pas insistimit me ngulm të shokëve të tij, u detyrua ta tërheqë dorëheqjen e tij.
Luigj Gurakuqi shkruan se “normalja e Elbasanit kishte në themelet e saj djersen e mundin e Hafiz Ibrahim Dalliut, të Aleksandër Xhuvanit, Sotir Pecit, e të atdhetarëve të tjerë”.[10] Edhe në ngjarjet e Nëntorit 1912, hafizi kishte rol flamurtar. Meqenëse ushtria serbe ishte në Lezhë dhe po marshonte në drejtim të Tiranës, ai thirri një mbledhje të popullit me urgjencë në mëngjesin e 25 nëntorit në fushën e Namazgjahut, ku dhe u vendos që të nesërmën (pra, 26 nëntor 1912) të shpallej Pavarësia Kombëtare dhe të ngrihej flamuri.
Me këto detyra e veprimtari ai u bë një hoxhë i dashur dhe i nderuar në shkallë kombëtare, një propagandist i zjarrtë i fesë dhe i kulturës islame. Ligjeratat e tij i nxitnin besimtarët për të zbatuar adhurimet fetare islame, për të qenë myslimanë të rregullt dhe athdhetar të devotshëm.
Ky njeri i njohu te tre llojet e persekutimeve, të turqve, te regjimit te Zogut dhe burgjet komuniste.
Bibliografia:
· Valentina Duka “Cështje të historisë bashkohore të shqiptarëve”-2008 Tiranë
- De la Rocca “Religion and Nation in Albania” 1989 Romë
- Dh .Qiriazi “Kristianity in Albania” 2000
- Mark Milan “Albanian life and Customs” Kurti, Sirdani,
- “On the contribution of the catholics in Albania” 2000
- Dr.Ramiz Zekaj, “Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shek. XX”, Tiranë, 1997.
- H. I. Dalliu, Patriotizma më Tiranë – Tiranë, 1930.
- Faik Kasollja te “Hëna e Re” nr. 170 viti 2003.
- Dituria Islame nr. 64-70.
[1] H. Ibrahim Dalliu
[2] Ibrahim Hasnaj (Hima), “Hafiz Ibrahim Dalliu-jeta dhe vepra” te “Dituria Islame” nr. 64-70, përgatitur nga Vehap Shita, Prishtinë.
[3] Lahuta e Malsis
[4] Kalendari Vatra” 1918, ne faqen 38, paragrafi 9
[5] Dr.Ramiz Zekaj, “Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shek. XX”, Tiranë, 1997.
[6] Po aty.
[7] Po aty.
[8] Po aty.
[9] Ibrahim Hasnaj (Hima), “Hafiz Ibrahim Dalliu-jeta dhe vepra” te “Dituria Islame” nr. 64-70, përgatitur nga Vehap Shita, Prishtinë.
[10] Po aty
/ardhmeria