3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Roja Bregdetare italiane shmang tragjedinë në Mesdhe, shpëton 1.400 refugjatë

Më të lexuarat

Ajo mund të ishte një nga tragjeditë më të mëdha të emigrantëve të shënuara në Detin Mesdhe. Por ndërhyrja në kohë e forcave të shpëtimit arriti të parandalonte mbytjen e të paktën 1.400 emigrantëve.

700 prej tyre ishin në bordin e një anijeje prej druri, që u cilëua si më e rrezikshmja. Por organizata humanitare “Mjekët pa Kufij”, së bashku me të tjerët që asistuan në këtë operacion shpëtimi, thanë se situata tani është nën kontroll.

Ky është viti më vdekjeprurës për emigrantët që kalojnë Mesdheun. Të kushtëzuar nga jetesa e vështirë, Libia, që është pika kryesore e nisjes për në Europë, shihet si një fije shprese për ta.

Edhe rrjetet e trafikantëve që transportojnë refugjatët janë të mirëvendosura atje. Por udhëtimi drejt Europës është tepër i vështirë.

Agjencia për mbrojtjen e Kufijve të Jashtme të Bashkimit Europian, “Frontex”, nga muaji janar i këtij viti deri në tetor ka shpëtuar jetën e e më shumë se 87 mijë njerëzve, ku gjithçka edhe mund të kishte rezultuar fatale për ta, sikurse për 3.800 persona që kanë humbur jetën në 2016-n.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit