3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Rohingyat në Mianmar në “rrezik serioz të gjenocidit”

Më të lexuarat

Myslimanët Rohingya, të mbetur në Mianmar, përballen me “rrezik serioz të gjenocidit”, thanë të hënën hetues të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se riatdhesimi i qindra-mijëra të dëbuarve tashmë nga ushtria, mbetet “i pamundur”.

Misioni faktmbledhës në Mianmar, i ngritur nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, më herët i ka cilësuar operacionet e ushtrisë në këtë vend si “gjenocid” dhe ka bërë thirrje për përndjekjen e gjeneralëve kryesorë, përfshirë shefin e ushtrisë, Aung Hlaing.

Më 2017, rreth 740,000 myslimanë Rohingya kanë ikur nga Mianmari drejt Bangladeshit, duke thënë se ushtria ua ka djegur fshatrat, i ka përdhunuar dhe torturuar.

Në raportin e ri, ekipi i Kombeve të Bashkuara thotë se rreth 600,000 Rohingya brenda rajonit Rakhine të Mianmarit mbeten në kushte “të mjerueshme”.

“Rohingyat mbeten në rrezik serioz të gjenocidit”, thanë hetuesit në raportin që do të prezantohet të martën në Gjenevë.

“Vendi e mohon keqbërjen, i shkatërron provat, nuk pranon të bëjë hetime efektive dhe të ndërtojë tokën nga e cila i ka zhvendosur Rohingyat”, thuhet në raport.

Zëdhënësi i ushtrisë së Mianmarit, Zaw Min Tun, i hodhi poshtë këto gjetje, duke i cilësuar si “të njëanshme”.

“Në vend që të bëjnë akuza të njëanshme, ata duhet të shkojnë në terren për të parë realitetin”, i tha AFP-së Zaw Min Tun.

Mianmari, që njihet edhe si Birmani, është vend me shumicë budiste. /Rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit