2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rohde: Takimi Kurti-ShBA-BE nënvizon angazhimin për zgjidhje të qëndrueshme

Më të lexuarat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së në Kosovë.

Rode në profilin e tij në platformën “X”, ka shkruar se kjo vizitë tregon anagzhimin për një zgjidhje të qëndrueshme, transmeton Telegrafi.

“Mbledhja e sotme e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë përshpejtimin e integrimit të plotë në familjen euroatlantike”, ka shkruar ai.

Pas takimit që ka pasur me emisarët është deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti ka thënë se në takimin me emisarët ka potencuar se pas sulmit terrorist siguria e kufirit të Kosovës është prioritet.

“Kam mirëpritur sot emisarët nga BE-ja, SHBA-ja, Gjermania, Franca e Italia. Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, me sponsorizimin dhe pjesëmarrjen e Serbisë – siguria e kufirit tonë ka përparësi. Në dialog nevojitet një qasje e re”, ka pohuar kryeministri.

Kryeministri ka njoftuar se pesëshja e emisarëve ka prezantuar planin e tyre të ri për të ecur para.

“Falënderoj dhe vlerësoj 5 emisarët për planin e tyre të ri për të ecur përpara”, tha Kurti.

Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak në një deklaratë për media pas takimit me Kurtin tha se BE-ja e ka një plan se si të vazhdohet me procesin e dialogut./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit