-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pizren- Largohet flamuri Turqisë, ka të arrestuar

Më të lexuarat

Totaj: Akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët që kemi me komunitetin turk

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pas arrestimit të pesë personave, të cilët kishin larguar nga shtyllat elektrike flamujt e Turqisë të vendosura në qytet.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka thënë se dënojnë këtë akt dhe se akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët me komunitetin turk në Prizren.

“Unë si kryetar i Komunës së Prizrenit, në emër të institucioneve komunale, dënojmë aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat, ku i kemi vendosur ne, për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Shteti mik Turqia, ka qenë dhe mbetet një ndër shtetet më mbështetëse të vendit tonë. Komuniteti turk poashtu jeton në qytetin tonë në harmoni të plotë me gjithë komunitetet e tjera, diversiteti është vlerë e veçantë në qytetin e Prizrenit”, shkruan Totaj.

Tutje ai shtonë se një veprim i tillë dëmton edhe marrëdhëniet e mira me shtetin e Turqisë.

“Akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët dhe  marrëdhëniet e mira që kemi me komunitetin turk dhe shtetin e Turqisë. Përshëndesim organet e rendit për reagimin e shpejtë ndaj kësaj dukurie të papranueshme për qytetin tonë”, shkruan ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, prej tyre katër të mirë pasi kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë.

Rasti ka ndodhur më 17 shkurt në orën 23:20, në rrugën “Remzi Ademaj”.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre katër të mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit