32.8 C
Pristina
Monday, July 8, 2024

Rilindja me BESË – BDI-së: Mjaft keqpërdorët gjithçka, tani edhe xhamiat i shfrytëzoni për politikë!

Më të lexuarat

Sa më shumë që afrohet data e zgjedhjeve në Maqedoni aq më flagrante bëhen shkeljet e Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili pas detyrimit të nëpunësve shtetëror, arsimtarëve dhe të punësuarve të tjerë që të marrin pjesë në tubimet e tyre, kësaj radhe ka kapërcyer edhe një kufi tjetër të paimagjinueshëm. thuhet në reagimin e Rilindjes me BESË

“BDI, e cila keqperdori edhe emblemën e UÇK – së sa herë që iu dha rasti, kësaj here nuk i kursen as faltoret e shenjta. Lajmi se kjo parti ka hapur një shtab në perdhesen e një xhamie në Kërçove shperfaq keqpërdorimin e skajshëm që BDI është në gjendje ta bëjë në këto zgjedhje” thonë nga Rilindja me BESË.

Rilindja me BESË dënon ashpër këtë sjellje skandaloze të subjektit shqiptare në Qeveru. Një subjekt që nuk kursen as objektet fetare deshmon se nuk zgjedh as rrugë dhe as mjete për ta arritur qëllimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit