3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rikujtim për të padrejtin po dhe qetësim për atë që i është bërë padrejtësi se lehtësimi është afër!

Më të lexuarat

Dije se:
Nata dhe dita patjeter do ndërrohen.
Dimri patjetër do të vije pas verës, sado që vera të zgjasë.
Agimi patjetër do të agojë, sado që nata të zgjasë.
I ftohti patjetër do të vijë, sado që i nxehti të jetë i madh, dhe këto ndërrime të mësojnë që e pamundur është të vazhdojë vetëm një gjendje.

Ky është rikujtim, mësim, këshillë dhe frikësim për të padrejtin se, nëse nuk pendohet, shigjeta do ti kthehet atij dhe Allahu do ta ndëshkojë atë ashtu siç dënon i Plotëfuqishmi. Allahu nuk e kthen premtimin e Vet.
Allahu i Madhëruar thotë:
وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنقَلَبٍ يَنقَلِبُونَ
“Sigurisht të padrejtët do të shohin se në çfarë mundimi do të kthehen(pas vdekjes).”(Esh-Shuara,227)
Si dhe është qetësim për atë që i është bërë padrejtësi se lehtësimi është afër, se me vështërsinë vjen lehtësimi dhe se litari sa më shumë që shtrëngohet aq më shumë është afër këputjes.
I Dërguari i Allahut-alejhi salatu ue selam- ka thënë:
“ Dije se durimi në vështërsi jep shumë mirësi, fitorja arrihet me durim, shpëtimi me vështërsi dhe me vështërsitë vjen lehtësimi.”(Imam Ahmedi, shejh Albani e saktësoi zinxhirin e tij ne Es-Sahiha 5/297)
.Muhamed El-Munexhid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit