-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rikthimi në Medine i një Konsulli britanik

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Dr. Ali Al Qaradaghi ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter të konsullit britanik në Arabinë Saudite, Seif Usher, duke kryer ritin e Umra-s në Mekë dhe më pas e ka komentuar me fjalët:

“Konsulli britanik në Arabinë Saudite e kryen Umra-n. Është Islami, ai po evoluon dhe lulëzon. Islamit wshtw liri zgjedhje, Islami nuk mund të imponohet me dhunë.

Ne do të vazhdojmë të përhapim lajmin e mirë për të ardhmen e ndritur të Islamit, pa marrë parasysh sa njerëzit e këqij përpiqen të nxijnë realitetin dhe të shtrembërojnë faktet dhe argumentat”.

Seif Usher është një britanik i cili u konvertua në Islam 25 vjet më parë. Në vitin 1997, ai aplikoi në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar emrin e tij nga Stephen Usher në Seifeldin (Sejfuddin) Usher.

Seif Usher gjithashtu postoi disa fotografi nga xhamia e Profetit në Medine në llogarinë e tij në Twitter, duke komentuar në arabisht: “Jam shumë i lumtur që po kthehem në qytetin tim të preferuar – Medina – dhe po fal namazin e mëngjesit në Xhaminë e Profetit. Unë gjithashtu pres me padurim kthimin e më shumë se 100,000 pelegrinëve britanikë në Medinë çdo vit (para krizës COVID)”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit