0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rikthimi i një xhamie historike në Stamboll, dikur kishë

Më të lexuarat

Një tjetër fat i ngjashëm me Haghia Sophia-n e famshme

Të xhumanë e djeshme pati një pjesëmarrje të madhe muslimanësh në xhaminë e saporikthyer Kariye, ose Hora, siç njihet ne variantin bizantin, si një ish-manastir.

Rikthimi për rituale, ashtu siç me Hagia Sophia-n, ndodhi me dekret presidencial në vitin 2020, pasi dekadash që funksiononte si muze. U deshën katër vite rikonstruksion që aty të vinte dita ku besimtarët t’i binin në sexhde Krijuesit të Gjithsësisë, ashtu siç për shekuj u adhurua Zoti aty, ashtu siç Ai ka urdhëruar krijesat e tij me shpalljen e Islamit.

Ajo ishte kishë për shumë vite përpara se të shndërrohej në xhami gjatë sundimit të Sulltan Bajazitit II të Perandorisë Osmane në shekullin e 16-të.

U kthye në muze në vitin 1945 dhe u vendos në administrimin e Drejtorisë së Muzeve në vitin 1948.

Me dekretin presidencial të datës 1 gusht 2020, ajo u kthye sërish në xhami.

Kulturalisht, manastiri i Hora-s është përfshirë në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, pasi ka shumë mozaikë fetarë brenda saj që përfaqësojnë diktrinën e krishterë.

Xhamia funksionin sipas modelit të Hagia Sophia-s, ku ato në hapësirën e lutjeve ato janë të mbuluara, ndërsa është caktuar një zonë për t’u vizituar nga turistët. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit