Hoxha i nderuar Shefqet Krasniqi i është rikthyer ligjeratave javore në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, në foto siç edhe shihet një numër i madh i xhematit janë pjesmarës për ta dëgjuar ligjeratën e parë javore pas rikthimit.
Atij iu ndalua para 4 viteve mbajtja e ligjëratave në këtë xhami. Por pas një kërkese të bërë nga besimtarët musliman të Kosovës, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë ka rikthyer hoxhën Shefqet Krasniqi në rolin e ligjëruesit ditëve të mërkure.
Ajo që vlen të theksohet është se Prishtinës po i mungon në masë të madhe mbajtja e ligjëratave fetare nëpër xhamia. Shpresojmë që ky hap do të përcillet edhe tek xhamitë tjera të kryeqytetit.