1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Rikthehet besimi në ekonominë shqiptare pas katër muajsh rënie

Më të lexuarat

Pas katër muajsh radhazi në rënie, besimi në ekonomi iu rikthye rritjes në nëntor.

Bazuar në vrojtimin e përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, në nëntor treguesi i ndjesisë ekonomike të bizneseve dhe qytetarëve u rrit me 2 pikë, nivel ky që ngjall shpresa dhe në raport të mirë me mesataren afatgjatë.

Në këtë përmirësim, ndikim kanë pasur optimizmi në sektorin e ndërtimit dhe atë të shërbimeve. Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 5.8 pikë, kjo si pasojë e kërkesës aktuale dhe asaj të pritshme për të blerë apartamente.

Më shumë pritshmëri ka shfaqur edhe zinxhiri i sipërmarrjeve në fushën e tregtisë, duke bërë që treguesi i besimit në këtë sektor të rritet me 0.5 pikë.

Klientët e tyre, nga ana tjetër, konsumatorët, kanë shfaqur po ashtu më shumë gjallëri se në muajt e shkuar. Me krizën nëpër këmbë e cila pritet të theksohet edhe më tej me festat e fundvitit, konsumatorët shohin dritë në fund të tunelit të çmimeve, duke bërë që besimi i tyre në ekonomi të rritet lehtë pas shumë muajsh në rënie.

Por jo çdo degë e ekonomisë e sheh perspektivën me këtë frymë. Rritja e çmimeve për lëndët e para dhe shtrenjtimi i energjisë, përherë e më shumë po zhysin në pesimizëm prodhuesit. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, besimi në ekonomi i industrisë ra më tej me 3.8 pikë në nëntor.

Rënia e konsumit dhe mungesa e fuqisë punëtore janë po ashtu arsye që po ndikojnë te rënia e besimit të prodhuesve.

Të gjithë aktorët ekonomikë do të vazhdojnë t’i mbajnë sytë nga çmimet edhe në vijim, teksa një krizë e mundshme në Evropë do të nënkuptonte më pak kontrata porositëse nga partnerët e huaj, por edhe kosto të rritura importi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit